Njohja e patentave; Greqia po ecën më ngadalë se Shqipëria

Pala shqiptare e ka futur tashmë në fuqi marrëveshjen e njohjes së patentave, ndryshe nga pala greke.

Drejtuesve shqiptarë u duhet përsëri që të përdorin patenta ndërkombëtare për të udhëtuar me mjet drejt Greqisë, pasi Drejtoria e Transportit Rrugor gjendet ende në pritje të njoftimit nga Greqia.
Sipas asaj që është rënë dakord, kartonat e lejeve të drejtimit, që janë në fuqi në vendet përkatëse, do të njihen reciprokisht. Pra, flitet për formatin shqiptar të vitit 2005, 2017 dhe për ato të viteve ’80, që janë në përdorim në Greqi.
Specialisti i transportit rrugor MIE, Nikolin Bërxhiku thotë për Top Channel se “këto formate janë të vlefshme sipas përkatësisë së shpjeguar, njihen automatikisht.”
Konvertimi i patentave mund të bëhet në momentin që vendoset rezidenca në shtetin përkatës. Pra, nëse një shtetas shqiptar pajiset me dokumenta qëndrimi në Greqi, mund të pajiset me patentë pa pasur nevojë të kryejë kurs, por duke bërë një kërkesë pranë autoriteteve greke, shoqëruar me një raport mjekësor. Mbajtësit e patentës duhet të kenë moshën e parashikuar në legjislacionin e shtetit grek.
Marrëveshja me Greqinë parashikon vetëm njohjen e patentave, jo të lejeve të qarkullimit, për të cilat duhet marrë formati ndërkombëtar.

Loading...
Nikolin Bërxhiku

s.a/dita/ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button