Rana e Hedhur, plazhe të pastra dhe kurative

Është një plazh me vlera kurative për shkak të pastërtisë së rërës dhe ambientit. Turizmi mbetet prioritet për Bashkinë e Lezhës dhe këtë verë bregdeti është çdo ditë e më i pastër.

Drejtoria e shërbimeve publike të Lezhës po vijon çdo ditë punën për pastrimin e plazhit publik te Rana e Hedhur.

Loading...

Rana e Hedhur ndodhet fare pranë qytetit të Shëngjinit, në veriperëndim të portit detar, shkruan “ATSH”.

Vendësit e quajnë kështu, sepse rrymat detare dhe era e kanë grumbulluar rërën në këtë gji të vogël detar në formë xhepi.

E veçanta është se ky grumbull rëre është i pastër dhe i veçuar nga plazhi i madh dhe është një plazh shkëmbor, përcjell albinfo.ch.

Ky plazh i vogël ka një shtrirje rreth 500 metra i gjatë dhe rreth 100 metra i gjerë.

Është një plazh me vlera kurative për shkak të pastërtisë së rërës dhe ambientit. Pushues të shumtë vendës dhe të huaj preferojnë të pushojnë aty.

Rruga që të çon drejt Rërës së hedhur është e kalueshme, falë edhe bizneseve që kanë aktivitetin e tyre në këtë zonë.

/ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button