Raporti i BSH: 142 milionë euro kanë ‘fluturuar’ jashtë vendit

Plot 142 milionë euro, origjina e të cilëve është e papërcaktuar për arsye të ndryshme, kanë ‘fluturuar’ jashtë Shqipërisë në tremujorin e parë të këtij viti.

Paratë, për të cilat Banka e Shqipërisë ka probleme informacioni për hartimin e statistikave, kanë qenë në 5% e PBB-së nominale.

Fluksi i parave kësaj radhe, ndryshe nga tetor-dhjetori i vitit 2017 (50 milionë euro) , ka qenë në drejtim të kundërt, duke u futur nga jashtë në ekonominë shqiptare, ose duke u prodhuar nga ekonomia informale.

Ndërkohë për tremujorin e parë, treguesi i raportit mes eksporteve dhe importeve është 354 milionë euro, 43 milionë euro më shumë sesa e njëjta periudhë e një viti më parë.

Vet llogaria korrente e Shqipërisë, që është totali i fluksit të parave që hyjnë e dalin në vend, regjistroi sipas Bankës së Shqipërisë një deficit prej 164.6 milionë eurosh në tremujorin e parë të vitit 2018, duke u zgjeruar me rreth 11% në nivel vjetor./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button