Shtëpitë me qira, Tatimet: Çdo muaj deklarim “online”, përndryshe gjobë

, Shtëpitë me qira, Tatimet: Çdo muaj deklarim “online”, përndryshe gjobë

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i ka bërë thirrje individëve që kanë dhënë shtëpi me qira që të deklarojnë taksat, pasi në të kundërt do të përballen me masa ndëshkuese.

Administrata tatimore ka paralajmëruar përmes një njoftimi zyrtar se, në bashkëpunim me institucionet e tjera shtetërore do të shfrytëzojë çdo burim informacioni për të gjurmuar transaksionet e qirave dhe ata që nuk deklarojnë taksat.

Ligji i detyron individët që kanë dhënë apartamente apo prona me qira që të paguajnë 15% të shumës si tatim mbi të ardhurat. Pasi arkëtohet pagesa, deklarimi i të ardhurave të përftuara nga qiraja bëhet çdo datë 20 të muajit pasardhës.

Deklarimet e të ardhurave bëhen në mënyrë elektronike në faqen zyrtare të tatimeve dhe pasi dorëzohet, serveri i tatimeve gjeneron automatikisht urdhër-pagesën, e cila duhet të printohet dhe të paguhet nga individi në sportelet e bankave të nivelit të dytë.

Administrata tatimore ka patur në fokus gjatë muajve të verës subjektet që japin apartamente apo dhoma me qira në zonat turistike të vendit. Por, sipas saj, kontrollet tanimë do të shtrihen në të gjithë territorin e vendit, veçanërisht në qytetet e mëdha ku tregu i qirave është i konsiderueshëm.

Ligji e konsideron fshehjen e të ardhurave evazion tatimor dhe përveçse dënohet me gjobë, përbën edhe vepër penale.

s.a/dita/ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button