Tetë viktima për një pulë

Klaudia Malaj/ Bilanci tragjik në Selenicë të Vlorës pasditen e 10 gushtit përfundoi me tetë viktima. Tre kurora dhe dy fëmijë të vegjël ranë pre e plumbave nga shpirti i lig dhe dora mizore e 24 vjeçarit nga Vlora.Edhe pse një tragjedi e vërtetë, duket se rrethanat e ngjarjes janë zbardhur shumë shpejt. E gjitha vërtitet rreth frazës “hajdut, më vodhe pulat”.Rëndom të themi, por shpendët janë një nga burimet e sjelljes së të ardhurave në shtëpi. Dhe po të mendosh që 5 persona nga 8 të vrarët merrnin ndihmë sociale nga Bashkia e Selenicës, pikërisht për pamundësimin e përballimit të jetesës.Edhe nga reagimet e policisë duket se ky ishte shkaku i tregjedisë se ndodhur.“Nga hetimet e deri tanishme dhe nga deklarimet paraprake të shprehura prej tij, ka rezultuar se e ka kryer aktin kriminal për motive të dobëta/banale, (autori është shprehur se pjestarë nga dy familjet Zykaj e kanë akuzuar për vjedhje)”.Siç raporton edhe policia autori i ngjarjes është shumë i qetë, pranon vrasjen, por ende duket se nuk i ka rënë inati me akuzën e hedhur drejt tij, duke e bërë përgjegjës për vjedhjen e pulave të detit.Ende jemi në pritje të versionit zytar të policisë mbi makabritetin që ndodhi në Selenicë të Vlorës.Nga dëshmi të ndryshme, nënvizohet se 24 vjeçari vuan nga problemet e shëndetit mendore. Nga ana tjetër nuk rezulton me kartelë mjekësore për dhënë një shpjegim më shumë rreth gjendjes së tij.I gjithë populli është ngritur në këmbë duke kërkuar rikthimin e dënimit me vdekje. Marrjen e të gjitha armëve pa leje.Ajo që unë do propozoja unë është që të bëhet me detyrim kontrolli mjekësor i të gjithë banorëve të Shqipërisë. (Kjo nuk është fantazi, në Britaninë e Madhe është me detyrim kontrolli mjekësor). Ka shumë të sëmurë mendor që rendin rrugëve apo shoqërohen nga prindërit sepse thonë “unë s’kam fëmijë të çmendur”. Hapja e institucioneve që t’i mbante këta persona do kushtonte shumë me e lirë se sa jetët e humbura.Do punohet deri në zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje të rëndë. Por. Çfarë vlere do ketë post mortum!?/Lexo.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button