Turizmi në Kavajë; Vizitorë të shumtë, jo vetëm në plazhe

, Turizmi në Kavajë; Vizitorë të shumtë, jo vetëm në plazhe

Kavaja ka regjistruar një nga sezonet më të suksesshme turistike këtë verë. Sipas zyrtarëve vendorë, hotelet e shumta përgjatë 21.5 km bregdet kanë hapur dyert për mijëra turistë të huaj që kanë zgjedhur plazhet e bregdetit të Kavajës që shtrihen nga Përroi i Agait deri te Plazhi i Gjeneralit.

Një pjesë e tyre kanë vizituar edhe qytetin e Kavajës, si një boshnjak që për herë të parë së bashku me prindërit po pushon në plazhin e Golemit.

“Jam nga Bosnje Hercegovina. Është hera e parë që vij në Shqipëri. Është bukur. Ka ngjyra. Kaq e ngjashme dhe e ndryshme në të njëjtën kohë nga Bosnja. Ja dhe xhamia”,

Xhamia historike “Kubelie”, portiku i saj dhe kulla 200-vjeçare e Sahatit janë disa nga elementet tërheqëse të qytetit të vogël, që mbart plot dëshmi të tjera të një historie që shtrihet deri në antikitet. Këtu, mund të gjesh gjurmët e një vendbanimi të lashtë të fisit ilir të Taulantëve për të vijuar me gjurmët e rrugës “Egnatia”.

Ornela, përgjegjëse e pikës së informacionit për turistët që funksionon pranë pallatit të kulturës “Kavaljon” flet per disa nga pikat më tërheqëse të trashëgimisë kulturore në Kavajë. “Nga ana kulturore kemi muzeun, sahatin që bën 200-vjetorin, Kisha e Shën e Premtes, Xhaminë”, shprehet Ornela Berisha, InfoPoint Kavajë.

Gjatë regjimit komunist, Kavaja u shndërrua në një qytet industrial, ndërsa obelisku kuqezi në qendër të qytetit, që zëvendësoi obeliskun e mëparshëm të dy gishtave, qëndron si simbol i shpirtit patriotik dhe demokrat të banorëve të tij që dhanë një kontribut të çmuar përgjatë historisë dhe vendosjes së demokracisë në vend./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button