VIDEO: Përgatitjet e fundit për “Air Albania”, fluturimet nisin në shtator

Me një postim në Facebook, Kryeministri i vendit Edi Rama ka dashur të tregojë se është në përfundim ndërtimi i një prej avionëve të linjës ‘Air Albania’.

Më parë është bërë e ditur se mjeti do të jetë një Airbus 319 dhe fillimisht do të nisë punën në linjën Stamboll-Tiranë-Stamboll brenda javës së parë të Shtatorit.

Loading...

Ndërkohë që pas tij do të vihen në përdorim edhe 2 avionë të tjerë të tipit A320, që do të sjellin një rritje të standardit të fluturimeve.

Nisja e operimit të kësaj linje pritet të sjellë edhe çmime më të lira për biletat drejt Turqisë, pasi është dakordësuar ngritja e një ndërmarrjeje paralele që do të bëjë furnizimin me lëndë të parë.

Nga video duket qartë se avioni do të mbajë ngjyrat e flamurit shqiptar si dhe shqiponjën dykrenare.

Sipas një vendimi të qeverisë, 51% e aksioneve të kompanisë “Air Albania” janë shqiptare, ndërsa 49% i takojnë kompanisë turke të fluturimeve “Turkish Airline”.
o.j/dita/ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button