Vuan në heshtje nga 2 sëmundje të rënda, prifti shqiptar i kishës ortodokse bën apelin prekës

At Nikolla Marku, prifti drejtues i kishës ortodokse autoqefale kombëtare shqiptare “Shën Maria”, me qendër në qytetin e Elbasanit ka bërë një apel për ndihmë.
Ai vuan prej 3 vitesh nga dy sëmundje të rënda Parkinsoni dhe hernia diskale. Duke u gjendur i pafuqishëm financiarisht për dërgimin deri në fund të misionit të kishës që ai drejton dhe përballimin e këtyre sëmundjeve, ai u është drejtuar të gjithë shqiptarëve për ndihmë.
Një aktivist i çlirimit të ndikimit të helenizmit grek në kishat ortodokse shqiptare dhe fanatik në ruajtjen e trashegimisë kulturore të popullit shqiptar, At Marku shprehet i vendosur për misionin e tij megjithëse sëmundjet kanë përparuar shumë.
Apeli prekës i priftit të Kishës ortodokse shqiptare të Elbasanit:
Jam At Nikolla Marku, prifti drejtues i kishes ortodokse autoqefale kombetare shqiptare me qender ne qytetin Elbasan.
Gjithe aktiviteti jone ne kishen Shen Maria eshte zhvilluar dhe vazhdon te zhvillohet ne dy pika kryesore duke pasur per baze gjithmone ceshtjen kombetare shqiptare.
Kisha daton ne vitin 1486.
1- te udheheqim kishen orthodokse shqiptare me klerik shqiptar dhe jo me klerike te huaj.
2-per ta çliruar nga helenizmi greko orthodoks kishen orthodokse shqiptare dhe te shpallet boterisht kisha indipendente ortodokse shqiptare.
Gjate ketyre 25 viteve kam punuar dhe vazhdoj te punoj me kembengulje seriozitet dhe dinjitet per ta ruajtur kete institucion nga ndikimet e huaja dhe per fuqizimin dhe ruajtjen e trashegimise kulturore te popullit tone shqiptar.
Por nga ana tjeter jam i semure rende keto 3 vitet e fundit dhe vuaj nga nje semundje e cila po me mundon shume, dignoza Parkinson bashke me hernien diskale.
I detyruar nga kjo situate e tille, i drejtohem vellezerve dhe motrave shqiptare ne te gjithe boten te mundesojne qe te me ndihmojne financiarisht per tu kuruar ne nje nga klinikat e specializuara ne Europe, pasi semundja ka perparuar shume.
Familja ime nuk eshte ne gjendje ta beje kete financim.
Kur te behet e mundur kjo gje familja ime do te vazhdoje te ju informoje se ku do me cojne, duke ju treguar cdo kurim qe do marr.
Zoti ju bekofte juve dhe gjithe shqiptaret kudo ku ndodhen.
Amin!
Llogaria bankare :
Intesa Sanpaolo bank, Elbasan, Albania
AL43208310370000074225135102
(ne euro )
SWIFT code : USALALTR
contact bank: 00355-42 276 222
00355-69 208 0903
At Nikolla Marku contact : +355682533097.
Daughter contact : +16479752352
/ZgjohuShqiptar.info

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button