Baza e NATO-s në Kuçovë jo rastësore, Shqipëria faktor në Rajon

Krijimi i bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, si e vetmja bazë e Aleancës në Ballkanin Perëndimor, dëshmon seriozitetin dhe rolin e shqiptarëve si faktor stabiliteti për paqen dhe sigurinë në rajon.

Kështu deklaroi sot, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila vlerësoi stërvitjen shumëpalëshe Albanian Lion 2018, ndërsa theksoi rolin e Shqipërisë në Aleancë.

Loading...

“Ne do të vazhdojmë të përmbushim detyrimet tona ndaj NATO-s, ku Shqipëria mbetet vend me kontribute të qenësishme. Ne mbështesim të gjitha iniciativat e Aleancës dhe tashmë pas 9 vitesh anëtarësim në NATO, vendi ynë është transformuar në një vend që po kontribuon në Aleancë”, shtoi Xhaçka.

Modernizimi i bazës së Kuçovës, sipas saj, është konfirmim i rolit dhe përgjegjësisë që dëshmon Shqipëria për sigurinë në rajon.

“Kuçova nuk është zgjedhje rastësore, por vjen pas seriozitet dhe rolit të shqiptarëve si faktor stabiliteti për paqen në rajon”, tha ministrja e Mbrojtjes.

Xhaçka përshëndeti 1200 ushtarakët e përfshirë në këtë stërvitje, të cilët janë nga Britania e Madhe, Kroacia, Kosova, Shqipëria dhe Sllovenia./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button