Bellushi: Ekzistenca 550-vjeçare e arbëreshëve është rilindje

Me afro një shekull jetë dhe me gjysmën e atyre viteve angazhim në eksplorimin e traditës, dokeve e zakoneve të arbëreshëve, albanologu Antonio Belushi mbron tezën se ky entitet ekziston sot në saje të ruajtjes së gjuhës.

“Mbështetja më e madhe e arbëreshëve ishte te gjuha. Te gjuha e nënës, zakonet. Fjala ka fuqi të brendshme të madhe, si kur thua: oj zemra ime, oj nëna ime, o Zot…Janë arbëreshët që kanë mbajtur ritin arbëresh, zakonet, deri sot. Kurse ata që kanë ritin latin, kanë humbur gjuhën arbëreshe”, thotë Bellushi në një bisedë për ”Koha Ditore”.

Loading...

Madje, fatin e arbëreshëve e sheh të lidhur ngushtë edhe me ruajtjen e mitit të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti.

“Fati i arbëreshëve sot në 550-vjetorin e Skënderbeut mund të shihet si një rilindje”, thotë Bellushi.

“Identiteti i hapur”

Ai ka bërë pothuajse 60 vjet kërkime në fshatrat ku jetojnë arbëreshët në Itali dhe arvanitasit në Greqi, duke bërë edhe një fjalor frazeologjik.

Në dhjetëra libra të tij autoriale ai prej vjetësh është shndërruar në adresë të vetme të studiuesit, i cili pareshtur është marrë me trajtimin e çështjes arbëreshe.

Shpërndarja e tyre në Greqi e Itali e zgjeroi horizontin e punës kërkimore./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button