Çmimi i naftës, më i larti në 4 vitet e fundit (pritet të rritet akoma më shumë)

Nafta ka pësuar rritjen e saj më të lartë në 4 vitet e fundit, duke u shitur me mbi 81 dollarë për fuçi, pasi Arabia Saudite dhe Rusia refuzuan thirrjet e presidentit amerikan, Donald Trump, për të rritur prodhimin. E hëna, kur edhe u regjistrua çmimi më i lartë prej nëntorit të vitit 2014 prej 81.16 dollarë për fuçi, shënonte gjithashtu edhe një rritje prej 3 për qind brenda ditës.Arabia Saudite është udhëheqëse e kartelit të vendeve prodhuese të naftës “OPEC”, ndërsa Rusia është grupi më i madh prodhues i naftës jashtë këtij karteli.Shitjet e naftës bruto të Iranit kanë rënë, pasi blerësit u janë frikësuar penalizimeve që rrjedhin si pasojë e sanksioneve që pritet të hyjnë në fuqi në nëntor. Pikërisht kjo frikë ka bërë që çmimi i naftës të rritet, teksa tregtarët më të mëdhenj si “Trafigura” apo “Mercuria” parashikojnë që çmimi do ta tejkalojë nivelin e 100 dollarëve për fuçi në fillim të vitit të ardhshëm.Përmes një “cicërime” në “Twitter” gjatë javës së kaluar, presidenti amerikan Trump tha se “OPEC”-u duhet të bëjë gjithçka për të ulur çmimin e naftës, duke rritur prodhimin global.“Ne jemi ata që i mbrojmë vendet e Lindjes së Mesme, – shtoi Trump. – Ato nuk mund të jenë të sigurta për një kohë të gjatë pa ne, e megjithatë vazhdojnë ta ngrenë gjithnjë e më shumë çmimin e naftës. Nuk kemi për ta harruar këtë”.Vitin e kaluar, “OPEC” dhe kombet e tjera prodhuese të naftës, përfshi Rusinë, ranë dakord për të zgjatur më tej akordin e nënshkruar fillimisht në vitin 2016 për të ulur prodhimin, në mënyrë që të rritej disi çmimi i naftës që kishte rënë nën 50 dollarë për fuçi. Kjo marrëveshje u la në fuqi edhe në takimin e së dielës./ZgjohuShqiptar.info

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button