Ç’t’u desh ky takim, Albin?!

, Ç’t’u desh ky takim, Albin?!

Agim VincaKryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! Albin Kurti takoi në Tiranë ish-presidentin dhe ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berishën.Sali Berisha aktualisht është vetëm deputet në Kuvendin e Shqipërisë dhe nuk ka ndonjë post, së paku jo formalisht, as në Partinë Demokratike, në krye të së cilës është njeriu që quhet Lulzim Basha.Por ja që Albini, kryemëvete apo me vendim të organeve të partisë së tij (?), shkon në Tiranë dhe takohet, pos me presidentin Ilir Meta dhe ministrin e Diasporës Pandeli Majko, edhe me Sali Berishën.Ç’t’u desh ky takim, Albin?!Përse more rrugën nga Prishtina për t’u takuar me njeriun që tash 27 vjet e mban peng Shqipërinë?!Me njeriun që me sjelljen e tij politike, karrieriste e despotike, nuk i ka sjellë asnjë të mirë shtetit në krye të të cilit ka qenë, se jo më kombit shqiptar në Ballkan;Me njeriun që e njohu Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë në kufijtë e saj ekzistues dhe pa kurrfarë kushtesh, ndër të parët në botë;Me njeriun që si president i Shqipërisë kërkonte “hapësirë demokratike” për Kosovën dhe pjesëmarrje të kosovarëve në zgjedhjet e Serbisë;Me njeriun që theu embargon ndaj Jugosllavisë së mbetur (Serbia dhe Mali i Zi), duke i furnizuar me naftë tanket e Millosheviqit;Me njeriun që e solli Shqipërinë si shtet buzë greminës në vitin 1997, pas dështimit të firmave piramidale, që i lejoi sistemi që krijoi ai;Me njeriun që do të mbahet mend edhe për rizgjedhjen e tij kryetar shteti në gjendje të jashtëzakonshme;Me njeriun që kur erdhi në pushtet e reduktoi demokracinë në antikomunizëm, edhe pse vetë kishte qenë anëtar i zellshëm shumëvjeçar i Partisë së Punës së Shqipërisë;Me njeriun që manipuloi shumë palë zgjedhje në Shqipëri, në mënyrë të veçantë ato të vitit 1996, me ç’rast pat dhunuar e përgjakur opozitën dhe shoqërinë civile;Me njeriun në kohën e të cilit ndodhi tragjedia e Gërdecit, për të cilën nuk mbajti përgjegjësi askush;Me njeriun që urdhëroi vrasjen e pjesëmarrësve në protestën e 21 janarit 2011 në Tiranë; mbi të cilin rëndon vrasja e katër qytetarëve të pafajshëm të Shqipërisë në bulevard;Me njeriun që legalizoi dhunën dhe linçimin si mjet për të luftuar kundërshtarët e tij politikë;Me njeriun që mbolli frikë e pasiguri tek intelektualët dhe që SHIK-un e shndërroi në instrument të pushtetit të vet!E keni dëgjuar si flet Sali Berisha në Kuvendin e Shqipërisë? Si fliste dje kur ishte kryeministër dhe tani që është deputet i thjeshtë, ndonëse më i moshuari në parlament? Si rrëmih në jetën private një njerëzve, të kundërshtarëve politikë, duke ua marrë nëpër gojë nënat, motrat, gratë dhe duke i kërcënuar se do t’ua bëjë fytyrën “më zi se sholla e këpucëve”?!Këto janë vetëm disa nga bëmat e politikanit Sali Berisha, demokrat e atdhetar i madh me fjalë, por krejt i kundërt në vepër, njeriut i cili pati shansin historik të krijonte një Shqipëri normale pas ardhjes në krye të saj në vitin 1992, por nuk e bëri, ashtu siç e pati këtë shans edhe Hashim Thaçi më vonë në Kosovë, por e shpërdoroi edhe ai, sa nga mosdija, po aq edhe nga mendjemadhësia.Sali Berisha është njeriu që me t’u zgjedhur president i Republikës së Shqipërisë deklaroi në Bruksel se idenë e “Shqipërisë së Madhe”, në të vërtetë të bashkimit të Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare në ish-Jugosllavi me Shqipërinë, nuk e përkrah “asnjë forcë serioze politike në Shqipëri dhe jashtë saj”.Sali Berisha, veç të tjerash, siç doli edhe nga një emision televiziv i kohëve të fundit, ishte njeriu që urdhëroi burgosjen dhe përndjekjen e luftëtarëve të UÇK-së në kohën kur ishte në krye të shtetit shqiptar.Po përse, i dashur Albin, shkove dhe e takove Salën, duke i ditur të gjitha këto (dhe sa e sa të tjera) edhe më mirë se unë?!Për të bërë aleancë kundër Hashim Thaçit? Kjo është arsyeja që të shtyu të marrësh rrugën e të shkosh në Tiranë të takosh Sali Berishën?Hashim Thaçi nuk luftohet me Sali Berishën, sepse ata deri dje ishin bashkë dhe mund të bëhen prapë nesër kur t’u puqen interesat!Hashim Thaçi dhe lojërat e tij politike, në mënyrë të veçantë loja pa kufi me kufij e kohëve të fundit, luftohet këtu, në Kosovë, në bashkëpunim me të gjithë ata që e duan pa hile këtë vend, por edhe me aleatë më të sinqertë e më të besueshëm se Sali Berisha.Prandaj takimi yt me të, qoftë edhe me qëllim të mirë, ishte një gabim, i dashur Albin!I ke bërë shërbim të keq vetes me këtë takim, e ke dëmtuar imazhin tënd si politikan i ditur e parimor, tek i cili i ka sytë një pjesë e madhe e elektoratit të Kosovës dhe jo vetëm.Do të duhet kohë dhe mund që të riparosh dëmin që i ke shkaktuar vetes me këtë takim jo vetëm të panevojshëm, por edhe të dëmshëm./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button