Dosja e Azem Hajdarit drejt rihapjes, Izet Haxhia kërkon dëshminë e Sali Berishës

Vrasja e ish liderit te dhjetorit Azem Hajdari konsiderohet një krim i ndëshkuar përfundimisht nga drejtësia.

Vrasësit e një prej themeluesve të partisë demokratike janë ne burg prej shumë vitesh ose janë ekzekutuar nga rivalët. I fundit që iu bashkua dënimit në shqipëri ishte Izet Haxhia, një prej të akuzuarve që qëndroi në arrati për afro15 vjet në Turqi, deri në ekstradimin e tij ne 9 maj të këtij viti.

Loading...

Kliko per me shume info
Është pikërisht Izet haxhia, ish truproje e Sali Berishes dhe dikur një prej njerrëzve më të besuar të tij, që kërkon rihapjen e cështjes. Menjëherë sapo mbërriti në Tiranë, Haxhia pretendoi pafajësi për vrasjen e shekullit. Ai paralajmëroi se do të jepte dëshmi të forta mbi ekzekutimin e Azem Hajdarit e posacërisht për rolin e Sali Berishës në këtë ngjarje.

Për këtë arsye Haxhia kërkoi edhe paraqitjen e Berishës në sallën e gjyqit. Nëse kjo do të ndodhë, atehërë do të ishte hera e parë që Sali Berisha do të fliste në një proces ligjor për vrasjen e Hajdarit.

Azem Hajdari u ekzekutua të shtunën e 12 shtatorit 1998, përballë selisë së Partisë Demokratike. Ai i njoftua për një makinë me persona të dyshimtë që ndodhej në krah të ndërtesës dhe menjëherë zbriti poshtë i shoqëruar nga dy truprojet.

Në vetëm pak minuta ai u përball me breshëritë e armëve që sipas prokurorisë, u qëlluan nga Fatmir Haklaj dhe Jaho Mulosmani.

Nga një shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë truproja e Hajdarit, Besim Çera, si dhe u Naim Çangu nga Nikla që shoqëronte Hakljan e Mulosmanin.

Vrasja e Hajdarit u pasua nga trazirat e 14 shtatorit. Turma e irrituar dhe e armatosur sulmoi kryeministrinë dhe më pas i vuri flakën.

Ish- kryeministri Nano u detyrua të largohej ndërsa ndërkombëtarët bënë të qartë se nuk do ta njihnin një qeveri të ardhur në pushtet me forcën e armëve./vizionplus/ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button