Prej Indisë deri në Serbi – falsifikimet serbe

, Prej Indisë deri në Serbi – falsifikimet serbe

Nga Fahri Xharra – Ikni se Serbët e morën historinë botërore. “ Duke kërkuar për rrënjët serbe Ognjen Raduloviq shkruan se Gadishullin Ballkanik së pari e kishin banuar serbët të cilët pastaj e vërshuan Europën. Serbët sipas tij nuk erdhën këtu , por që nga këtu e filluan jetën, Nëndanubi është djepi i civilizimit europian e pastaj edhe i atij botëror.”Kështu ,pra fillon historia sipas tyre . Njerëzimi i ka “borxh”të madh civilizimit 8000 vjeçar serb !!!Nuk është për tu qeshur kjo tentative serbe për gjetjen e rrënjëve të saja të lashta historike në truallin e Ballkanit e më shumë. Atyre iu duhet autoktonia ( edhe pse e falsifikuar ) që të mbrohen karshi botës që ne shqiptarët jemi të ardhur . Të ardhur , bile rishtas.Serbët derdhin mjete të mëdha financiare për të “ shkruar historinë “ e tyre; numri i studjuesve është përditë e më i madh . Po iu lexoj disa emra : Olga Luković-Pjanović, Jovan Deretić, Ranka Kuić, Miloš Milojević, Sima Lukin-Lazić, Laza Kostić, Pavel Šafarik, Ilija Živančević, Svetislav Bilbija, Milan Budimir, Dragoslav Srejović , Siprijan Rober, Emil Birnuf, Adolf Pikte, Ami Bue, Lorenc Surovjecki, Fransis-Maria Apendini Kazimir Šulc Adam Mickijević dhe të tjerë.Serbët shkojnë aq larg gjetur veten edh në historinë e Kinës; në” “Istoriji naroda srednje Azije” ( Historia e Azisë së Mesme ) njëfarë Joachim II paska gjetur dhe shënuar fjalët e guvernerit Hju-Ju ( viti 160 prKR) ; ”Serbët na sulmuan 30 herë nga pranvera deri në vjeshtë. Kurse një burrë shteti kinez i kohës Çaj Jun shkruante :” Që kur u larguan Hunët (Yunët) na u vërsulën serbët dhe na pushtuan tokat tona . Janë me mijëra ushtarë , të arsimuar, të forte e të përgatitur dhe vështirë e kemi me ta që t`iu kundërvihemi“ Serbët shkruajnë që edhe në Tibet edhe ende ekzistojnë fjalët e tyre të pastra serbe si: ”čedo, jarak, sila, čiča, rudnik, gora, luč “ si dhe emrat “Božan, Milovan, Srbica dhe tjerë , Miloš Milojević i paska gjetur mbi 710 emra dhe fjalë serbe që përdorën në Tibet . Jakob Grim paska shkruar: … nuk ka emer më të famshem se sa emir serb“ Serbet e citojnë edhe Herodotin i cili paska shkruar :” Të gjithë Thrakasit, Skithet ,Vendet , Tribalet dhe Iliret janë serb. Bile e bëjnë një korrigjim të gjuhës greke se thrakasit është shkruar gabimisht , se ata ishin raset ( e Rashkes )
Edhe një histori e lezetshme serbe “ Serbët po u përmendkan edhe në librin e shenjt “Ungjillin e vjetër “. {pr mos të harroj të shkruaj se serbët që 2000 vjet pr Kr qenkan nisur për Indi, nga Nishi i sotëm me qëllim Indinë. dhe ky ishte se depërtimi i parë I arianëve atje sipas Perëndisë Aron, gjurmët e kultit e të cilin po u gjendkan edhe sot në Kosmet (Kosovë)Serbët sipas Herodotit paskan qenë pas indusëve populli më i madh në botë. Dr.Rački në librin e tij “Historia e sllavëve “ shkruan : Në fillim sllavët janë quajtur Serb , kurse gjermanët i paskan quajtur edhe Vend (? ) . E shihni se si shkruhet historia nga serbët!Historian gjerman i paskan gjetur varrezat serbe në Spanjë , Portugali dhe në Britani , të vjetër 3000 vjet para KR.Dhe gjëja më interesante është kjo : “Po Iliji Živančeviću Dušanov Zakonik predstavlja samo kontinuitet tradicionalnog vendskog porekla, a Valter Vist (Walter Wuest) piše da je sanskritski jezik nastao iz vendskog, ali mu ne moze odrediti vreme. On tvrdi da je u Indiju došao sa severozapada, a po svim upoređivanjima jedina je mogućnost da je to bio srpski jezik. “Pra sipas Zhivanoviqit kanuni i Dushanit paraqet vazhdimësi të origjinës tradicionale VENDE, kurse Walter Wuest paska shkruar se gjuha sanskrite ka lindur nga gjuha vende . Gjuha sanskrite arriti në Indi nga Veriperëndimi i saj dhe sipas të gjitha gjasave duhej të ishte gjuha serbe “Edhe kjo: “Emil Burnouff nalazi da je to bilo daleko pre, čak u doba “mrače praistorije”. On nije usamljen u tvrdnji da su grči i latinski jezici nastali iz pelazgijskog jezika. A za narod Pelazga kaže da su živeli u Sredozemlju i po Alpima. Pelazge su mnogi proslovekovni autori identifikovali sa starovekovnim Srbima.” Studjusi Emil Burnouff paska thënë se gjuha greke dhe latine kanë lindur nga pellazgjishtja , dhe se pellazgët ishin serbët e vjetër të Mesdheut dhe Alpeve.Cilët ishin Vendet?, një pyetje për ne./ZgjohuShqiptar.infoNA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button