Drejtori i Ujmanit: Nuk do të lejojmë që shqiptarët të marrin liqenin tonë

Serbët në veri të Kosovës nuk do të lejojnë që shqiptarët të marrin Ujmanin, ka deklaruar drejtori i kompanisë publike dhe i distribucionit “Ibër’ që menaxhon me liqenin e Ujmanit, Sërgjan Vuloviq, i cili vizitën e sotme të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Ujman e ka cilësuar si “provokim të pastër me qëllim që të rëndohet dialogu në Bruksel”.

Vuloviq ka thënë se qytetarëve të Zubin Potokut që po protestojnë paqësisht në rrugën magjistrale Mitrovicë – Bernjak, u janë bashkuar edhe dhjetëra qytetarë nga Mitrovica e Zveçani.

Loading...

“Të gjithë jemi solidarizuar sot, e ajo që është e sigurt është se nuk do t’ua lejojmë që ta marrin Ujmanin”, ka thënë Vuloviq për “TV Prva”.

Vizitën e Thaçit në Ujman, ai e ka cilësuar si “provokim të pastër” me qëllimin që, siç thotë ai, të vështirësojë dialogun në Bruksel dhe arritjen e çfarëdo zgjidhjeje me Prishtinën.

“Zubin Potoku është zonë e pastër serbe, dhe ky është provokim i pastër që të reagojmë siç nuk duhet dhe që dhunës t’i përgjigjemi me dhunë. Mirëpo, sot jemi përmbajtur dhe nuk kemi bërë asnjë hap të gabuar”, është shprehur Vuloviq.

Ai ka thënë të ketë qenë në objektin e hidroelektranës derisa Thaçi dhe pjesëtarët e ROSU-s kanë qëndruar në Ujman, dhe se forcat speciale e kanë legjitimuar por “nuk shkaktuan probleme”.

“Gjithë ditën i kam vizituar punëtorët për të parë se çfarë po ndodhë. E kam parë Thaçin nga distanca prej rreth 100 metrave”, shtoi ai.

Siç ka thënë ai, mëngjesin e sotëm rreth orës 7:00, fillimisht janë parë vetura SUV civile që kanë kaluar nëpër rrugën magjistrale kah Ujmani, ndërsa rreth orës 10 ka kaluar një kolonë prej rreth 7-8 automjeteve të blinduara me pjesëtarë të ROSU-s.

Vuloviq ka shtuar se pas kësaj kanë kaluar edhe dhjetëra automjete në mesin e të cilave, siç ka vënë re ai, kishte më së shumti automjete policore, por edhe dy SUV civilë amerikanë.

Thotë se aktualisht para Ujmanit 2, ndodhen dy automjete të KFOR-it.

“Nuk kanë komunikuar me neve, por me gjasë janë këtu për sigurinë tonë”, theksoi Vuloviq. /Express/ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button