Festoi me shqiponjë, federata angleze merr vendimin për Mustafin

Shkodran Mustafi nuk do të ndëshkohet nga Federata e Futbollit të Anglisë për golin e tij të parë në fitoren e Arsenalit 3-2 kundër Cardiffit të dielën.

Mbrojtësi shqiptar, i lindur në Gjermani, me familje shqiptare nga Maqedonia, ka festuar golin e shënuar në minutën e 11 duke bërë shqiponjën që simbolizon flamurin kombëtar shqiptar.

Loading...

Mustafi e bëri këtë gjest përballë asistuesit të tij Granit Xhaka, një tjetër lojtar i Arsenalit me trashëgimi shqiptare nga Kosova.

Duke parë rregulloren e FA për deklarata dhe shenja politike në një ndeshje, Mustafi rrezikonte dënimin për festimin e tij por organizata nuk do të marrë masa kundër mbrojtësit.

Gjatë Botërorit, të dy edhe Xhaka edhe Shaqiri ishin dënuar te Zvicra për shkak se kishin bërë këtë gjest në ndeshjen kundër Serbisë në Botëror.

Pas një hulumtimi të shkurtër, FIFA e kishte dënuar Xhakën dhe Shaqirin “për sjellje jo të hijshme gjatë festimit të golit të Zvicrës kundër Serbisë”. Edhe Stephen Lichsteiner ishte dënuar për këtë festë./a.m./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button