FOTO/ “Air Albania”, të udhëtosh shqip në qiejt e botës

“…Ju uroj mirëseardhjen në bordin e avionit të “Air Albania”, Airbus 319”.
Këto janë fjalët e para që të presin sapo akomodohesh në bordin e avionit të parë shqiptarë. Një ndjesi dhe emocion i veçantë teksa mendon që për herë të parë po udhëton me një avion shqiptar, aty ku çdo gjë flitet dhe lexohet në gjuhën amë.
“Do të jetë kënaqësia e jonë që të ju asistojmë gjatë gjithë udhëtimit”vijon më tej Elvis Maja, shef kabineti i “Air Albania”.
Pas fluturimit të parë me studentët ekselentë dhe të dytin, me një grup pensionistësh, udhëtimin i tretë i kompanisë me ngjyrat kuq e zi, ishte me gazetarë të medias së shkruar dhe vizive, por edhe me artistë.
Djem dhe vajza të kuruar në çdo detaj, me veshjen me motive kuq e zi të urojnë mirëseardhjen sapo hyn në derën e avionit të quajtur “Lasgushi”, për nder të poetit të njohur lirik, Lasgush Poradeci.
Janë rreth 40 vajza dhe djem nga e gjithë Shqipëria, pjesë e ekuipazhit të “Air Albania”.
Me ngjyrat e flamurit shqiptarë dhe emblemën e stilizuar të shqiponjës dy krenare në trupin e “Airbus 319”, Air Albania me rreth 100 gazetarë nis fluturimin drejt Stambollit.
Sapo akomodohesh, në sy të bien udhëzimet në dy gjuhë, shqip dhe anglisht, teksa zëri i Elvisit të shoqëron në shqip duke dhënë këshillat e para për pasagjerët.
”Lidhni rripin e sigurimit kur të uleni. Jeleku i shpëtimit ndodhet poshtë karrikes tuaj”, është këshilla e parë me të cilën përballesh sapo akomodohesh, ndërsa të tjera udhëzime i gjen të shkuara po në shqip, krahas shpjegimeve përkatëse të stjuardeseve në rast emergjence, që paraprijnë fluturimin.
Ndërsa “Lasgushi” fluturon në qiellin e hapur, buzëqeshja, shpejtësia dhe gatishmëria e stafit të shoqëron gjatë gjithë udhëtimit duke mos e ndjerë aspak distancën Tiranë-Stamboll.
Pas udhëtimit tejet komod, gazetarët u pritën në Aeroportin e Stambollit nga përfaqësues të kompanisë “Turkish Airline”.
Stambolli i konsideruar si destinacion i ëndrrave, ndodhet në breg të Europës ku lindja takohet me perëndimin. E këtë mësë miri e dëshmon urat e famshme që lidhi dy kontinentet, atë të Europës me Azinë.
Një qytet që mbart histori dhe kulturë, të bën për vetë edhe sikur të vizitosh vetëm Pallatin e famshëm të Topkapisë, muzeun e Shën Sofisë, xhaminë e Sulltan Ahmetit apo muzeun e Mozaikut.
Dhe “Xhamia Blu”, muzeu “Aya Sofya” dhe sarajet e sulltanit (Topkapi Palace), ishin disa nga destinacionet që u vizituan nga gazetarët të shoqëruar nga guidat profesionale.
Për përfaqësuesit e mediave ishte rezervuar edhe një tjetër vizitë turistike, një udhëtim mahnitës prej disa orësh me anije në Bosfor, e cila përmbylli këtë vizitë një ditore.
Kthehemi sërish në bordin e “Air Albania”, një udhëtim drejt Tiranës që zgjati sa hap dhe mbyll sytë. Në largim, përshëndetemi po në shqip me ekuipazhin e mrekullueshëm të kompanisë së parë ajrore shqiptare.
“Air Albania”, me modelet më të fundit të avionëve është e para kompani ajrore e flamurit tonë dhe e para kompani ajrore me kapital publik brenda saj, në bashkëpunim “Turkish Airlines”.
Në muajin tetor, “Air Albania” do të nisë destinacionet në qytetet kryesore europiane, si Roma, Bolonja, Londra apo Milano, avioni i cili do të marrë emrin “Migjeni”.
“Air Albania” do të ketë një linjë direkte edhe Tiranë-New York, avioni i cili do të quhet “Imzot Noli”, duke u kthyer në një shtëpi të përbashkët për gjithë shqiptarët në qiejt e botës.
    

/Ata.gov.al/ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button