FOTO/ E keni vënë re gabimin në fasadën e shkollës së re “Kosova” në Tiranë?

Në 17 shtator do të hapet në Tiranë shkolla 9-vjeçare “Kosova”. Ai është një ndërtim i ri dhe bashkia e Tiranës po e servir ditët e fundit në kronika të njëpasnjëshme televizive. Vetë Veliaj i ka vizituar punimet nja 3 herë deri tani.

Shumë kanë kaluar pranë saj, por të paktë janë ata që kanë vënë re një gabim të bërë në fasadë. Emri i shkollës është shkruar gabim. Është shkruar Shkolla 9 vjeçare Kosova, por duhet të shkruhej Shkolla 9-vjeçare “Kosova”.
Ajo “viza” mund të dukej një vogëlsi nëse do të bëhej fjalë për një Fast Food, apo një lokal bastesh, por një gabim gjuhësor në hyrje të një shkolle nuk mund të jetë fare i parëndësishëm. Edhe fjala Kosova duhej vendosur në thonjëza. Më poshtë disa nga shkollat që kanë shkruar korrekt emrin në hyrjen e tyre. ©LAPSI.al/ZgjohuShqiptar.info

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button