Gazetari britanik: Enver Hoxha ktheu një feudalizëm klanor në shtet modern

Gazetari britanik i “The Guardian”, Jonathan Steele ka komentuar librin e një gazetari shqiptar për Enver Hoxhën.

“Nëse ishte apo jo një tip i dhënë pas femrave, libri ofron bollëk faqesh për të provuar se Hoxha ishte një tiran,” ironizon Steele autorin B.Fevziu.

Loading...

Më pas, Steele shkruan:

“Antipatia ekstreme e autorit ndaj Hoxhës si person, dhe ndaj komunistëve në përgjithësi, e ngushton shkrimin e tij në kritika. Nuk ka asgjë për progresin social dhe ekonomik të Shqipërisë në 15 vitet e para të sundimit komunist dhe transformimin e vendit nga një diktaturë feudale dhe klanore, në një shtet modern me tharjen e kënetave, zhdukjen e malarjes, betejën e suksesshme kundër analfabetizimit, zgjerimin e shërbimeve shëndetësore si dhe zhvillimin e industrive nxjerrëse të minerale, edhe pse me një forcë punëtore gjysmë ushtarake”.

“Libri mezi përmend shkatërrimin e trashëguar nga italianët dhe më pas nga pushtimi gjerman, që u trashëgua nga qeveria e pasluftës,” thuhet në artikull./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button