“Guinea s’është Shqipëri”. Kur edhe afrikanët na marrin si shembull të keq

Punonjësve afrikanë të Guineas iu vjen turp të krahasohen me Shqipërinë. Duket ekzagjerim, por lexoni se çfarë shkruajnë mediat në Guine.“”Punonjësit e portit kryesor të Guinesë, të cilin qeveria e ka dhënë me koncesion janë ngritur në grevë dhe kanë kërkuar të takohen me drejtoreshën e përgjithshme të Portit. Ata kanë bërë protestë para zyrave të Drejtorisë së Përgjithshme të Portit për të kërkuar shpjegime përse Porti kryesor i është dhënë me koncesion një kompanie turke. Por ajo nuk preferoi të dilte.“Drejtoresha thotë se nuk mund të zbresë sot. Ajo kërkon të shtyjë takimin deri nesër,” – tha i dërguari i punëtorëve. Të pakënaqur me indiferencën e drejtoreshës, këta punëtorë kanë sulmuar presidentin e vendit, Alpha Conde, të cilin e akuzojnë se e ka kthyer Guinenë në… Shqipërinë e Afrikës.“Guineja është shndërruar në Shqipërinë e Afrikës nën mbretërimin e Alpha Conde. Keni shitur kompaninë e telefonisë Sotelgui; Keni shitur minierën e diamantit, Aredor; Keni shitur kullat binjake te Bulbinët; Po bëheni gati të shisni Tregun Nigeria, tregun Gninguema…” Sekretari i përgjithshëm i CNTG njoftoi një mobilizim dhe protestë të fortë, më 13 shtator“”, shkruhet në portalin libreopinionguinee.com.Në një shkrim tjetër me titull: “Skandalet në Guinea të lidhura me Sorosin dhe Bler” shkruhet se “qytetarët kanë akuzuar presidentin Alpha Conde për korrupsion me kompaninë e diamantit.Ata nuk kanë hezituar të sulmojnë presidentin e vendit të tyre që një pjesë të shumave të mëdha të fituara nga korrupsioni me këtë minierë ia ka dhënë në formë bakshishi apo favoresh Toni Blerit dhe George Sorosit…”Lajmin e plotë mund ta lexoni KETU/ZgjohuShqiptar.info

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button