“Hero” Doktori shqiptar i shpëton jetën në avion irlandezit, duartrokitet nga të gjithë pasagjerët

Çdo ditë e më shumë po njihemi me rastet ku shqiptarët janë kthyer në heronj. Rasti më i fundit është i kardiokirurgut të njohur shqiptar që jeton dhe punon në Irlandë Kristo Papa, i cili i shpëtoi jetën një pasagjeri të avionit ku udhëtonte me bashkëshorten.Ka qenë ora 02:45 e mëngjesit të një dite më parë, kur pasagjeri 63-vjeçar i ulur pranë mjekut humbi ndjenjat. Doktori shqiptar u afrua pranë pasagjerit ku i dha ndihmën e parë duke konstatuar se kishte të bënte me një Lipotimi.Përgjatë 40 minutave e cila ishte pjesa e mbetur nga Cori Irlandës për në Verona, doktori shqiptar ka arritur ta mbajë në jetë deri në mbërritjen e ambulancës. Pas shoqërimit nga ekipi mjekësor për në ambulancë, të gjithë pasagjerët kanë duartrokitur veprimin e doktorit shqiptar duke e quajtur një hero.Doktori e ka vizituar dhe ditën e sotme pasagjerin ku ka marrë konfirmim se ai është jashtë rrezikut për jetën.Sipas mjekëve të spitalit, nëse nuk do të kryhej ndërhyrja në kohë, 63-vjeçari do të kishte humbur jetën.
/ZgjohuShqiptar.info

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button