Kërcënon Gjermania: Serbia dhe Kosova nuk hyjnë në BE, nëse ndryshojnë kufijtë

Lidhur me diskutimin për shkëmbim të mundshëm territoresh si zgjidhje e konfliktit të Kosovës, eksperti për Ballkanin, dhe psikologu gjerman, Bob Weber u shpreh se, nëse Kosova dhe Serbia bëjnë ndryshim kufijsh, nuk do të ketë anëtarësim në BE për këto dy vende. Weber tha se, qëndrimi i Gjermanisë në këtë aspekt nuk ka ndryshuar.“Gjermania u thotë jo ndryshimeve të kufijve apo këmbimit të territoreve në Ballkan.”,- shprehet Weber.Në një intervistë për DW. Weber theksoi se, përgjegjës për ecurinë e dialogut Kosovë-Serbi janë Federica Mogherini dhe administrata e Donald Trump-it.
Ai shtoi se, Berlini zyrtar do ta ndalojë hyrjen e Serbisë dhe të Kosovës në BE, nëse vjen puna deri te ndryshimi i kufijve.Ndërkohë, Weber ndër të tjera tha se: “Nuk është i nevojshëm ndryshimi i kufijve, dialogu kishte sukses më 2013-ën, kur Serbia ishte në pozicion që ta pranonte se, Kosova nuk është pjesë e saj dhe që Beogradi po përpiqej ta kthente situatën para vitit 2013, me idenë e ndërrimit të territoreve, kompromisi Kosovës-Serbi kështu të mos pranonte se Serbia kishte ngelur pa Kosovën.”/K.C/Dritare.net/ZgjohuShqiptar.info

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button