Kitaroviç: Kufijtë në Ballkan janë gdhendur në gur, nuk lëvizin

Kundër idesë së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për shkëmbimin e territoreve, apo siç po e quan ai “korrigjim të kufijve”, tashmë ka dalë edhe Kroacia. Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, gjatë takimit me Thaçin në New York, ia ka kujtuar këtij të fundit “parimin e Komisionit të Badinterit që kufijtë në territorin e ish-Jugosllavisë duhet të mbesin të gdhendur në gurë” raporton JavaNews e cila i referohet agjencisë kroate të lajmeve, Hina.Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit dhe ideja për korrigjimin e kufijve ishin temë diskutimi në takimin mes Presidentes së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviçdhe Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Kitarovic gjatë këtij takimi i ka kujtuar edhe një herë presidentit Thaçi ne New York, parimin e mosndryshimit të kufijve.“Ishte interesante të flisja me presidentin e Kosovës, Thaçin, për marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës dhe për temën që po dëgjohet së fundmi rreth mundësisë së shkëmbimit të territoreve. Këtu, ne jemi shumë të kujdesshëm dhe i kam treguar argumentet dhe qëndrimet tona si dhe faktin e parimit të Komisionit të Badinterit që kufijtë e ish-Jugosllavisë duhet të mbeten të gdhendura në gurë”, ka thënë presidentja Grabar-Kitaroviç, raporton agjencia Hina./ZgjohuShqiptar.info

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button