Kotzias: Jemi pranë arritjes së marrëveshjes me Shqipërinë, paketa ka 10 pika

Ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias, shprehu këtë të hënë optimizmin për mbylljen së shpejti të marrëveshjes Shqipëri-Greqi.

Ne jemi pranë zgjidhjes së problemeve të vjetra me Shqipërinë. Shumë shpejt, besoj, ne do t’i përfundojmë negociatat për një paketë me dhjetë çështje. Kjo paketë përfshin përcaktimin e kufijve dhe zonave detare, dhe kështu me radhë”, citohet kryediplomati grek në një deklaratë zyrtare të Ministrisë së Jashtme greke.

Ministri i jashtëm grek, mbajti fjalim në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Norvegjisë për akademikët e politikanët e vendit, gjate vizitës zyrtare atje. Në fjalën e tij Kozias foli për rolin lider të Greqisë në rajon dhe diplomacinë greke të cilën e cilësoi “paqësore, e dinamikës inteligjente dhe e dialogut”.

Loading...

Duke u ndalur në marrëveshjen me Prespës, shefi i diplomacisë greke u shpreh se ishte vendim i qeverisë Cipras të merrte rol aktiv dhe e konsideroi atë risi e një kompromisi të drejtë në rajon, që vlen si burim frymëzimi për raste paralele me mosmarrëveshje shumëvjeçare./Panorama//ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button