Ma zor mblidhen dy shqyptarë, Sesa mblidhet nji thes me pleshta

Kishin hyp nji rreze dilli,

Ai Shën Pjetri e ai Shën Mhilli,

Loading...

E po flisnin për i hall t’vjetër,

Ai Shën Mhill me njat Shën Pjetër Se Shqypnia u rrudh e vogël,

Për shqyptart, sa një gogël.

Lene t’shejt e mos ta zgjasim,

Zbresin n’tokë Shqypnin ta masin.
Morën tshejt nji lamsh t’mashit

Nisen matjen n’Preveze t’tashit.

Mirëpo lamshi u ka mej,

Sa arritën t’Shejtit n’Qafë-Pejë.
Edhe nejse, mos me u zgjat,

Si me mat Shqypnin e ngratë,

Peni i mashit asht mbaru…

Vrik, kalon dreqi i mallku!

I kanë pre kryet, lekurën i kanë rru,

E me atë lesh kanë ba nji dredhë t’Djallit.

Qysh se u mat me lesh t’Djallit,

Asnji punë s’na shkon për s’marit.
Sesa nisim nji pune t’re,

Të parët që e prishim, jemi ne!
Troç, dy fjalë, kombit mbarë,

Sy me sy me ja thanë deshta:

Ma zor mblidhen dy shqyptarë,

Sesa mblidhet nji thes me pleshta. /ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button