Media franceze: Snajperistat shqiptar në tokën e Shamit

Një grup snajperistësh shqiptarë i janë bashkuar xhihadistëve që luftojnë në Idlib të Sirisë.

Lajmi është publikuar nga media franceze “France Soir”, e cila thekson se shqiptarët kanë publikuar edhe një video të gjatë ku tregojnë lidhur me aktivitetin e tyre.

Loading...

“France Soir” i referohet një videoje të shpërndarë në 4 gusht 2018, nga media Xhemati Alban.

Ajo zgjat 33 minuta dhe 15 sekonda dhe titullohet “Snajperistat shqiptar ne token e Shamit”.

Sipas medias franceze, media Xhameti Alban duket se është një media për shqiptarët që rekrutohen për në Siri, në kuadër të grupit xhihadist Hayat Tahrir al-Cham (HTC).

Sipas burimeve, kjo ka bërë së bashku njëqind shqiptarë, të udhëhequr nga Hattabi Albani.

Ebu Katade Albani, drejtuesi i shqiptarëve, ka qenë sipas “France Soir” shumë pranë udhëheqësit të grupit xhihadist që dominonte në Idlib.

Ndërkohë një shqiptar, Sheiku Abu Qatada el-Albani, emri i vërtetë Abdul Jashari, shtetas i Maqedonisë, ishte drejtues ushtarak i al-Nusra figuronte në vitin 2016 në listën e zezë të Departamentit Amerikan të Thesarit.

Videoja e snajperëve është pjesë e një fushate mediatike për të rritur praninë e kontigjentit. Ajo është në gjuhën shqipe dhe e titruar në anglisht, raporton Ora News.

Snajperët shqiptarë duket se përdorin pushkë snajperash të prodhuara prej tyre, si dhe SVDs Dragunov, AK-74Ms me dylbi dhe silenciatorë./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button