Ministri belg: Shqipëria, një vend ku zhvillohet betejë mes tenxheres dhe bolierit

Ministri i Drejtësisë i Belgjikës, Koen Geens, ka reaguar pas një deklarate të zëvendës-ministrit të Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë, Besfort Llamari, sipas të cilit, arrestimi i Safet Bajrit u vonua nga autoritet belge.

Sipas Geens, në Shqipëri ka një betejë mes shumicës dhe opozitës rreth korrupsionit.

Loading...

“Ky vend është në një betejë në të cilën tenxherja vazhdimisht fajëson bolierin”, ka thënë ai.

Megjithatë, Geens pranon se edhe pala belge ka gabuar me procedurën.

“Ata duhet të kishin aplikuar procedurën e dënimit, por procedura e transferimit ishte zbatuar”, ka thënë ai.

“Mund ta quajmë një gabim njerëzor”, ka shtuar ministri Geens.

Ai ka theksuar se gjëja më e rëndësishme është se për goditjen e bandës ka pasur një veprim të mirëkoordinuar nga policia shqiptare dhe nga ajo belge, raporton Ora News.

“Këtë fundjavë, Safet Rustemi, një kriminel që kërkohet nga Belgjika, është arrestuar në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.

Dhjetë shokë të tij janë arrestuar gjithashtu, dy prej të cilëve në Holandë.

Policia shqiptare ka mbikqyrur për muaj me rradhë klanin përmes përgjimeve telefonike, madje edhe dronë.

Por sipas qeverisë shqiptare Safet Bajri (që në Belgjikë mban emrin Rustemi) mund të ishte kapur më herët në qoftë se Belgjika nuk do të rinte duarkryq me dorëzimin e aktgjykimit të gjykatës belge” shkruajnë mediat belge.

“Autoritetet shqiptare kanë kërkuar disa herë që nga prilli 2018 vendimin e gjykatës kundër Safet Bajrit (Rustemit),” citojnë mediat belge zëvendës-mInistrin e Brendshëm shqiptar, Besfort Lamallari.

Ky vendim do të bënte të mundur që Rustemi të vuante në Shqipëri dënimin e marrë në shtetin belg.

Belgjika nuk ka marrëveshje me Shqipërinë për ekstradimin e të arrestuarve./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button