Ndërtuan shkollën me lekët e tyre, Inspektoriati i pengon, revoltohen mësuesit ‘heronj’

Ata u bënë të famshëm nga gjesti tejet human, teksa me paratë e tyre dhe të donatorëve ndërtuan shkollën në Vëndresh Mal, Skrapar.Fjala është për mësuesit heronj Donald Dervishi dhe Borsion Spaho, të cilët prej datës 17 shtator kanë nisur mësimin në këtë shkollë.Por, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në Berat, u ka çuar një njoftim ku pengon zhvillimin e mësimit me pretekstin se një pjesë të shkollës po zhvillohet mësim e në pjesën tjetër po rikonstruktohet.Me anë të një statusi në Facebook, mësuesi Donald Dervishi ka shprehur indinjatën e tij, teksa citon popullin “Kur bën mirë, keq pse gjen?”.Donaldi shkruan:Miq, ju kujtohet qe ne, ne bashkepunim me Bashkine Skrapar filluam te benim disa rregullime te shkolles se fshatit Therepel per nevojat e vitit shkollor 2018-2019, e cila eshte shkolle vartese e shkolles “Ferit Bregu” Vendreshe.

Ju kujtohet besoj.

Loading...

ISHSH-ja Berat (INSPEKTORIATI SHTETEROR SHENDETESOR BERAT) na ka ardhur diten e dyte te shkolles per kontroll dhe na paska gjetur me “gabime”, ku shprehimisht shkruan : “Ne nje pjese te shkolles po kryehet mesim, ne pjesen tjeter po behet rikontruksion i shkolles”.

Populli thote: “Kur nuk ben mire, keq pse bene?”

Se cfare pune ka ISHSH-ja me punimet, ec e merre vesh…

KETE DINE TE BEJNE, ME DEMEK INSPEKTORET E ISHSH BERAT, POR QE I KEMI NGA SKRAPARI.

TURP T’JU VIJE, QE NUK ARRINI TE KUPTONI QE PUNIMET NE PJESEN E JASHTME TE SHKOLLES, NUK KANE PENGUAR VAZHDIMIN E PROCESIT MESIMOR!

Po nga nje ane nuk keni faj, se me nje dite inspektim justifikoni rrogen per 6 (gjashte) muaj…

***

Te Faleminderit o shtet qe mban ne pune njerez te paafte!”/ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button