Një ndër destinacionet më të preferuar turistikë, “Pema e Thatë” dikur simbol terrori

Ka qenë një ndër destinacionet më të preferuara turistke këtë verë në Ksamil, por pjesa më e madhe e atyre që vizitojnë “Pemën e Thatë” nuk e dinë historinë e saj.Ky vend është pika më e afërt mes bregdetit shqiptar dhe atij grek dhe dikur ishte një simbol terrori dhe frike kolektive për banorët e Ksamilit.Edhe sot atje ndodhet pika e vrojtimit ku ka qenë baza ushtarake që mbikëqyrte tentativat e arratisjes nga Shqipëria për në Korfuz dhe botën e lirë.Kanë qenë me dhjetra njerëz që duke u përpjekur të arratiseshin nga Shqipëria komuniste humbën jetën në këtë vend, shkruan TCH.Por tani pas thuajse 30 vitesh, ky vend i është përshtatur nevojës për turizëm dhe shërbime turistike.Ndonëse pushuesit nuk e dinë historinë e këtij vendi kurioziteti për të kaluar këtu ditët e plazhit është i lartë, pasi nuk ka zhurma dhe fluks.Gjithnjë e më shumë në vitet e fundit turistët po preferojnë plazhet ku nuk ka ndërtime, larg qendrave urbane ku mbizotëron qetësia dhe pastërtia./ZgjohuShqiptar.info

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button