Pacolli kërkon heqjen e kufijve me Serbinë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli në një intervistë të dhënë për televizionin serb, TV Prva, është shprehur se Kosova dhe Serbia nuk duhet të kenë kufij mes tyre.

I pyetur mbi një marrëveshje të mundshme mbi Kosovën dhe Serbinë, Pacolli është shprehur se dy vendet janë afër, por në të njëjtën kohë edhe larg.

Loading...

“Ne jemi larg dhe jemi shumë afër, gjithçka është në duar tona. Nëse ne duam të jemi më afër, do të jemi. Tani topi duhet të hidhet në fushës e ekonomisë’, tha Behxhet Pacolli

Më tej, Pacolli është shprehur se nëse të dyja palët kanë vullnet do të arrijnë një zgjidhje.

“Paqja është e nevojshme për njerëzit tanë. Ne kemi jetuar dikur së bashku dhe shoh tendencë për të jetuar sërish së bashku. Në vend se të krijojmë pengesa, ne duhet të largojmë kufijtë dhe të lejojmë njerëzit të lëvizin lirshëm”/ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button