Provokon presidenti grek: Çamët të gjykoheshin për krime kundër njerëzimit (Edhe gratë e fëmijët?!)

Në një kohë kur Shqipëria dhe Greqia vijojnë negociatat për çështjet e mbetura pezull mes vendeve, presidenti grek Pavlopulos ka dhënë një deklaratë që nuk i shërben aspak dialogut.

Ai ka hedhur akuza se shqiptarët e Çamërisë ishin bashkëpunëtorë të nazistëve gjatë luftës. Këtë deklaratë ai e ka dhënë gjatë referatit për ngjarjet e 29 shtatorit 1943.

Loading...

Sipas presidentit grek, çamët nuk u ndoqën nga Thesprotia, siç pretendojnë sot, por u larguan “te mos gjykohen si bashkëpunëtorë të Nazistëve, sepse duhet te dilnin para gjyqit për krime kundër njerëzimit”.

Pavlopulos ka theksuar se çështjet që të ashtuquajturit Çamë paraqesin në tryezën e bashkëbisedimeve fyejnë kujtimin e viktimave dhe ndikojnë negativisht ne marrëdhëniet greko-shqiptare.

“Akoma dhe sot shtrembërojnë te vërtetën. Deklarojnë se luftuan kundër gjermanëve, se nuk bashkëpunuan me ata. Shtrembërim mjaft provokues i historisë, mjaft fyese për viktimat e krimeve çnjerëzore që u kryen në zonë. E përsëris, çdo mbështetje e kësaj teorie gënjeshtër nga fqinjët shqiptarë ndikon, madje ne mënyrë deçizive, marrëdhëniet mes dy vendeve”, tha ai./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button