Serbi-Kosovë, “betejë” edhe për ujin

I konsideruar si një nga pasuritë e Kosovës, liqeni i Ujmanit apo Gazivodës, furnizon me ujë më shumë se gjysmën e saj, e jo më kot është shndërruar në njërën prej pikave të nxehta të bisedimeve Prishtinë-Beograd.Një pjesë e liqenit artificial të ndërtuar në vitet ‘80, shtrihet në Serbi, por serbët e kanë kërkuar gjithmonë edhe pjesën e Kosovës, që është më e madhja, megjithëse ish-funksionarë të lartë të kohës së komunizmit, këmbëngulin se Beogradi nuk ka bërë asnjë investim atje, por gjithçka është realizuar me fonde te buxhetit të Kosovës, e cila kishte asokohe autonomi nga ish-Jugosllavia.Nga ky buxhet, sipas këtyre zërave, janë paguar edhe tokat e shpronësuara që gjenden në territorin serb.Saktësisht, liqeni i Ujmanit shtrihet në veri-perëndim të vendit, në Komunën me shumice serbe të Zubin Potokut.Ai është praktikisht më i madhi në vend, me sipërfaqe prej 11.9 kilometra katrorë dhe 370 milionë kub ujë. Hidrocentrali i tij prodhon 35 megaëatt për orë energji elektrike, ndërsa kanali Ibër Lepenc është 49 kilometra i gjatë.Uji nga ky liqen artificial përdoret për ftohje të termocentraleve në Obiliq, për furnizim me ujë për disa komuna si dhe për ujitje në disa rajone të Kosovës.Në rast thatësire të madhe si e vitit 2014, uji i Ujmanit është përdorur edhe për mbushjen e dy liqeneve pranë Prishtinës, Batllavës dhe Badovcit.Shumë e konsiderojnë liqenin e përfunduar sot në qendër të vëmendjes si pasurinë më të madhe të Kosovës. Vetëm 8 orë mund të punojë Korporata Energjetike e Kosovës pa ujin që merr nga Ujmani, thuhet në shtypin vendas.Në rast të ndërprerjes së ujit që shërben për sistemet e ftohjes dhe avullimit në termocentralet elektrike, Kosova mund të përballej me një kolaps energjetik./ZgjohuShqiptar.info

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button