Shkodran Mustafi mund të pezullohet nga “shqiponja”, ja festa e tij ne Angli (VIDEO)

Mustafi shënon ndaj Cardiffit pas asistimit të Xhakës, feston me shqiponjë

Arsenali ka gjetur golin e parë në ndeshjen e tyre në udhëtim te Cardiff City në kuadër të javës së katërt të Ligës Premier.Është mbrojtësi me prejardhje shqiptare, Shkodran Mustafi, i cili ka shënuar për epërsinë 0-1.Goli i qendërmbrojtësit shqiptar erdhi në minutën e 11-të të ndeshjes.

Loading...

Ky gol u shënua me kokë pas asistimit perfekt të mesfushorit tjetër me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka.E veçanta e këtij goli ishte se Mustafi festoi me shqiponjë, duke ndjekur ‘trendin’ e ndeshjeve të botërorit, ku një gjë të tillë e bënë Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Mustafi mund të pezullohet nga “shqiponja”
Telashe për mbrojtësin shqiptar Shkodran Mustafi të Arsenal, që mund të pezullohet nga Federata Angleze për festimin e golit ndaj Cardiff, kur shënoi të parin në fitoren 3-2, pas krosimit të Xhakës. Mbrojtësi me nënshtetësi gjermane me orgjinë nga Gostivari, kampion bote me Gjermaninë në 2014, ka festuar golin e tij duke bërë simbolin e shqiponjës shqiptare.
Mustafi e bëri këtë gjest teksa po shkonte drejt një tjetër lojtari tjetër shqiptar, Granit Xhaka, i cili në Botëror po ashtu festoi me shqiponjë, me golin ndaj Serbisë.
Në rregullat e Federatës Angleze për sa i përket deklaratave politike, Mustafi mund të dënohet për dy ndeshje nëse gjesti i tij do të merret si simbol politik. /ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button