Shpresat japin spektakël/ Itali-Shqipëri, 3 gola në shtesë

, Shpresat japin spektakël/ Itali-Shqipëri, 3 gola në shtesë

Pas humbjes me Spanjën, Shpresat e Shqipërisë kanë marrë një tjetër humbje, këtë herë 3-1 nga Italia.

Edhe lojtarët e drejtuar nga trajneri Bushi zhvilluan një ndeshje të kënaqshme, sërish nuk mundën të merrnin një rezultat pozitiv nga kjo miqësore e vështirë.

Italianët kaluan në avantazh në pjesën e me Dimarco-n dhe deri në mbyllje të kohës së rregullt ky rezultat nuk ndryshoi.

Kur të gjithë menduan se ndeshja u mbyll 1-0, në 4 minutat e shtesës u realizuan edhe 3 gola të tjerë. Vrioni barazoi për Shqipërinë, duke realizuar një gol të bukur, por Italia gjeti forca dhe brenda 2 minutave të mbetura realizoi edhe 2 gola të tjerë./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button