Si shitet droga në gjimnazet e Tiranës (video)

E dhimbshme dhe e vërtetë. Nxënësit e gjimnazeve konsumojnë drogë. Nuk është lajm i ri, por kur sheh se si veprohet, realiteti bëhet krejt i prekshëm.

Emisioni “Stop” ka kryer një investigim në disa nga shkollat e mesme të Tiranës, aty ku lëndët narkotike shiten e blihen në mes të ditës fare lirisht.

Loading...

Në gjimnazet “Partizani”, “Sinan Tafaj”, “Ibrahim Rrugova” në Kamëz, “Besnik Sykja” e “Petro Nini Luarasi” është më lehtë të gjesh hashash se çdo gjë tjetër. Madje ka raste kur dozat e narkotikëve hidhen nga dritaret e klasave.

Kamera e emisionit “Stop” shfaqi me zë dhe figurë sesa lehtë mund të blihet hashashi nga nxënësit e shkollave të mesme në kryeqytet./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button