Studimi/ Shqipëria, vendi me birrën më të lirë. Ja si ndikon në turizëm

Tirana është vendi më i lirë në rajon për të pirë një birrë, dhe një ndër vendet më të lira në Europë. Vendi i parë ndërkohë është larg. Një birrë në kryeqytetin shqiptar vlerësohet se kushton mesatarisht 1.19 euro, ndërkohë që në vendet e tjera të rajonit është më i kripur.

Ky është një tjetër element që e bën Shqipërinë më tërheqëse, sidomos për të huajt. Në shumë renditje, sidomos sa i përket çmimeve, Shqipëria rezulton të jetë vendi më i lirë në rajon.

Loading...

Qyteti më i lirë në Europë për të pirë një birrë vlerësohet të jetë Baku, kryeqyteti i Azerbaixhanit, me 0.75 euro, i ndjekur nga Kievi në Ukrainë dhe Tbilisi i Moldavisë. Nga ana tjetër e medaljes ndërkohë është Reykjavik, kryeqyteti i Islandës, ku një birrë kushton plot 9.64 euro.

Në destinacionet kryesore europiane ndërkohë, çmimi i birrës varion. Në Paris fiksohet në 7 euro, në Romë 5 euro, dhe në Berlin vetëm 3.5 euro.

Gjermania ndërkohë vlerësohet si shtëpia e birrës dhe njihet si vendi që organizon festën më të madhe të birrës në botë, Octoberfest, që ka nisur zyrtarisht ditën e shtunë dhe që do të vazhdojë deri më 7 tetor.

Octoberfest pritet të grumbullojë 6 milionë njerëz të cilët do të konsumojnë 600 milionë euro birra./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button