Thaçi e ndryshon qëndrimin për Ushtrinë e Kosovës brenda pak orësh

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka ndryshuar qëndrimin për pakon e projektligjeve që e shndërrojnë FSK-në në ushtri brenda disa orësh.

Rreth orës 10 të mëngjesit, Thaçi e sulmoi Qeverinë për projektiligjin për ushtrinë, ndërkaq pasdite e “korrigjoi” qëndrimin e tij duke e mbështetur të njëjtat projektligje.

“Për shkak të interesave të ngushta, ndonjëherë elektorale dhe ndonjëherë tjetër ideologjike, lidershipi në Kosovë e ka vonuar transformimin e Forcës së Sigurisë në Forca të Armatosura të Kosovës”, deklaroi ai.

Loading...

Thaçi deklaroi se “unë vazhdimisht kam qenë konsistent në këtë pikë. Kosova duhet ta ketë ushtrinë e saj. Me iniciativën time si president, kemi ndërmarrë një fushatë vetëdijesimi, brenda dhe jashtë Kosovës, për të sensibilizuar miqtë tanë për rëndësinë e këtij procesi.Aleatët tanë e dinë që ky proces duhet të përmbyllet pa vonesa.”

“Po ashtu, e kemi bërë të qartë që askush, asnjë faktorë i jashtëm, nuk mund të ketë veto në shtetndërtimin tonë. Dua t’ua largoj çdo dilemë: jam pro transformimit të Forcës së Sigurisë në Forca të Armatosura të Kosovës”, u shpreh presidenti.

Thaçi në mëngjes tha se veprimet kokë më vete për krijimin e ushtrisë çojnë në izolim. Ndërsa pasdite
tha se gjithçka po bëhet me iniciativë të tij.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar pakon e projektligjeve që rregullojnë rolin, funksionin dhe shërbimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button