Thaçi flet për korrigjimin e kufirit me Trump-in: Mora mbështetje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se ka zhvilluar në Nju-Jork një bisedë me homologun e tij amerikan, Donald Trump.Përveç me Trumpin, me të cilin ka realizuar edhe një fotografi, Thaçi ka thënë se ka biseduar edhe me zyrtarë të administratës së tij, raporton Gazeta Express.Sipas Thaçit, i cili ndodhet në SHBA, me rastin e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Trump i ka thënë se “Kosova është vend i mrekullueshëm, me një popull të mrekullueshëm, që meriton të lëvizë më shpejt përpara”.Trump “e ndjen dhe e njeh problematikën e Kosovës”, ka theksuar Thaçi në një intervistë për Radiotelevizionin e Kosovës.Trump dhe zyrtarët e administratës së tij kanë shprehur “një mbështetje të fuqishme për Kosovën”, ka thënë presidenti i Kosovës.“Administrata e presidentit Trump mbështet fuqishëm Kosovën, rrugëtimin më të shpejt në NATO dhe BE”, ka theksuar ai.Administrata Trump “mbështet dialogun Kosovën-Serbi, arritjen e një marrëveshjeje historike, që nënkupton njohjen reciproke Kosovë-Serbi”, ka thënë Thaçi.“SHBA konfirmuan qartë se e mbështesin edhe angazhimin që kemi deklaruar, në rast të arritjes së marrëveshjes mes të Kosovës dhe Serbisë, ku mund të përfshihet demarkimi i kufirit dhe korrigjimi i lehtë i kufirit, që do të mbyllte urrejtjen ndër shekullore mes Kosovës dhe Serbisë”, ka deklaruar ai./ZgjohuShqiptar.info

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button