Thaçi: Korrigjimi i kufirit nënkupton njohje direkte të Kosovës nga Serbia

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, vijon të mbetet skeptik sa i takon arritjes së një marrëveshjeje me Serbinë. Në një konferencë për mediat, Thaci tha se procesi i arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi nuk do të jetë proces i lehtë.

“Korrigjimi i kufirit mundëson njohje direkte të pavarësisë së Kosovës dhe bashkimin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit që nënkupton edhe njohjen direke nga pesë shtetet e BE-së. Asnjë marrëveshje nuk do të ketë nëse nuk nënkupton njohjen reciproke të të dyja shteteve”, tha presidenti Thaçi.
Presidenti Thaci u shpreh se nuk nuk ka dialog në mes shqiptarëve dhe serbe, por ka dialog në mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë.

Loading...

Marrëveshja Kosovë-Serbi është në interes te dy shteteve por ka edhe ndikimin e vet pozitiv në rajon. “Në kuadër të kësaj mund të krijohen opinione pro apo kundër kësaj marrëveshje. Mirëpo ajo se çfarë eshtë e rëndësishme është së të gjithë janë pro dialogut dhe negociatave. Edhe Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia do ta mbeshtetnin një marrëveshje që sjellë paqe dhe stabilitet në rajonin tonë. – vijoi me tej Thaci./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button