Përçarja me Bashën, Berisha i përgjigjet pozitivisht ftesës së Bardhit: Do iki në takim!

Përplasja dhe përçarja brenda grupeve të opozitës duket se sa vjen dhe thellohet. Pas përplasjes mes Lulzim Bashës dhe Gazmend Bardhit, Sali Berisha ka vendosur të hedhë një tjetër hap.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka pranuar ftesën e Gazment Bardhit për të marrë pjesë në takim dhe e konsideroi diçka të tillë hap pozitiv.

Berisha: Siç theksova dhe në parlament, theksoj përsëri se ky parlament është i ngritur mbi krimin, drogën. Është parlamenti i vetëm në Europë në të cilin vjedhja, krimi, droga shndërrohet në votë dhe vota në krim. Është institucioni i fatkeqësisë kombëtare, i cili të vetmin vendim që ka marrë ka dyfishuar rrogat e tij. Institucion i cili ka kaluar me dhjetëra vendime të lobuara nga krimi dhe grupet kriminale. Institucion i cili ka bllokuar të gjitha nismat me rëndësi kombëtare. Me qëndrimet e tij jo që nuk i shërben integrimit, por i shërben dezintegrimit të Shqipërisë në BE dhe e lë në vend numëro. Është institucion i cili siç e dëgjuat përpiqet të përligjë gjithçka antikushtetuese, antiligjore të qeverisë dhe të mbulojë krimet e saj.

Përgjigjja është po! Do marrim pjesë. Ne shkojmë aty dhe do marrim pjesë. E konsiderojmë hap pozitiv dhe do marrim pjesë. Do t’i mësoni që të gjitha në kohën e duhur, por ne i përgjigjemi pozitivisht ftesës.

Back to top button