​Veseli: Kurrë pazare për Mitrovicën, Lugina mund t’i bashkohet Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se askush nuk mund t’i cenojë kufijtë e Kosovës, pasi ato janë garantuar nga gjaku i dëshmorëve të kombit.“Askush nuk i cenon kufijtë e Kosovës. Ne duhet të punojmë bashkë që t’i forcojmë ato, t’i forcojmë simbolet e shtetit. Shteti i Kosovës është i shenjtë, sovraniteti dhe integrimi është i shenjtë”, ka thënë Veseli.Ai është shprehur se duhet marrë parasysh në çdo moment multietniciteti i Kosovës dhe në të njëjtën kohë edhe obligimi që ky shtet ka ndaj shqiptarëve që jetojnë anembanë botës.Veseli ka theksuar se më së shumti duhet menduar për shqiptarët e Luginës së Preshevës.“Ata janë vëllezërit tanë. Do të punojmë fuqishëm që ata ose të jenë në shtetin tonë të pavarur dhe sovran, Republikën e Kosovës, ose domosdoshmërisht Serbia t’i respektojë ata ashtu siç i respektojmë ne serbët këtu”, ka theksuar tutje ai.I pyetur nga “TV Besa” për mundësinë ekzistuese që Mitrovica të bëhet pjesë e ndonjë pazari me Serbinë, Veseli është përgjigjur se “kurrë nuk do të ketë pazar me Mitrovicën”.“Mitrovica është e shenjtë. Ata që vetëm e çojnë ndërmend të flasin për pazar me Mitrovicën, ata janë vetë që ndjellin të keqen për Kosovën. Unë, presidenti i Kosovës dhe kryeministri jemi të vendosur ta çojmë përpara Kosovën. Do të punojmë bashkërisht për Mitrovicën, është pjesa e Lagjes së Re në lumin Ibër, dhe në të njëjtën kohë shqiptarët dhe serbët do të jetojnë në një qytet të bashkuar”, ka përfunduar ai./ZgjohuShqiptar.info

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button