Zgjedhja e re e shqiptarëve, renditemi të dytët në Irlandë për azil

Gjeorgjia dhe Shqipëria janë dy vendet kryesore të origjinës të listës së azilkërkuesve në Irlandë këtë vit, pas ndryshimeve në modelet e migracionit ndërkombëtar, shkruan gazeta britanike “The Sunday Times“.

Rritja e kërkesave për azil dhe vonesat në strehimin e refugjatëve, kanë bërë që qeveria të ngrejë qendra të reja për pritjen e drejtpërdrejtë të emigrantëve, masë e cila merret për herë të dytë brenda vitit.

Loading...

Ministri i emigracionit dhe integrimit David Stanton javën e kaluar tha se qeveria kishte rritur numrin e hapësirave të tilla me 646 gjatë vitit të kaluar duke hapur qendrat e pritjes në Lisdoonvarna, Co Clare dhe Moate në Co Westmeath, por që “javët e fundit numri i njerëzve që aplikojnë për mbrojtje ndërkombëtare u rrit në Irlandë”.

Numri i shqiptarëve që aplikuan për azil në Irlandë në 8 muajt e parë të këtij viti, ishte 235 persona, shifër që i rendit të dytët pas gjeorgjianëve. Shtimi i numrit të aplikimeve nga viti i kaluar për shqiptarët është 50% nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Një zyrtar për agjencitë ligjzbatuese në Irlandë tha se “nuk ka persekutim të këtyre njerëzve për arsye etnike apo për çështje fetare”, duke shtuar se shqetësimi kryesor janë elementët kriminalë në radhët e tyre.

Gjithsesi, Këshilli Irlandez për Refugjatët thotë se ky nuk është një fenomen i izoluar, sepse azilkërkuesit shqiptarë dhe ata gjeorgjianë janë shtuar ndjeshëm edhe në Francë dhe Gjermani./oranews/ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button