Zv/ministri shqiptar: Shqiptarët e Kosovës e dominojnë turizmin në Shqipëri, mbi 1,5 milionë hyrje deri në shtator

Shqiptarët e Kosovës vazhdojnë të jenë turistët më besnik të bregdetit shqiptar. Këtë e thotë Zëvendësministri shqiptar i Turizmit, Hajrulla Çeku.Ministri shqiptar ka bërë të ditur se vetëm gjatë muajit gusht kosovarët realizuan 670 mijë vizita në territorin e Shqipërisë.“Kosovarët realizuan afër 670 mijë vizita/hyrje në territorin e Shqipërisë gjatë muajit gusht 2018, një rritje prej 40% në krahasim me gushtin 2017. Në total (janar-gusht 2018) kemi mbi 1.5 milionë hyrje, 17.7% më shumë se e njëjta periudhë 2017”, ka shkruar ministri Çeku në Facebook, përcjell Telegrafi.Ai më tej ka thënë se “Kosovarët vazhdojnë të dominojnë turizmin shqiptar. Përkundër të gjithave dhe gjithçkaje”. /Telegrafi/ZgjohuShqiptar.info

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button