140 vjet nga dëbimi i shqiptarëve prej veriut të Gegërisë

Gjyshi im, i vetmi mbijetues nga farefisi, u rrit në Gjakovë nga një tjetër familje muhagjerësh që kish shpëtuar.Gjenocidi më 1877-1878 nisi ciklin e dhunës dhe urrejtjes mes dy popujve, që vazhdon gjer sot.

Shumë intelektualë serbë të kohës kishin paralajmëruar se krimi ndaj civilëve shqiptarë do të krijonte armiqësi shekullore mes fqinjësh. Rusia pra cyti qëllimshëm serbët kundër shqiptarëve, duke i zhytur dy palët në një det gjaku e urrejtje qindvjeçare, me kalkulimim e ftohtë se ky krim do ta lidhte Serbinë pas qerres ruse përgjithmonë.

Loading...

Shqiptar Oseku

110 000 njerëz u dëbuan me dhunë nga 740 vendbanime prej Nishit e teposhtê, për t’u sajuar ajo që Beogradi asokohe e quante zyrtarisht “Serbia e Re”. Pastrimi final u bë në dhjetor 1878, ku mijëra kufoma fëmijësh, pleqsh e grash mbushën hendeqet skaj rrugëve të golgotës. Midis tyre ishin dhe kufomat e nënës dhe katër vëllezërve e motrave minorene të gjyshit tim, dëbuar nga qyteza e Vranjës.

Gjyshi im, i vetmi mbijetues nga farefisi, u rrit në Gjakovë nga një tjetër familje ikanakësh që kish shpëtuar. Ai u mbiquajt Ahmet Muhaxheri, nga arab. “refugjat”, llagap të cilin plaku e mbajti gjer në vdekje. Këtē llagap e ruajnē sot edhe mijëra banorë tjerē nē Kosovē e Maqedoni, pasardhës të muhagjerve nga Serbia e Re.

Gjenocidi më 1877-1878 nisi ciklin e dhunës dhe urrejtjes mes dy popujve, që vazhdon gjer sot. Ajo që shokoi mediat e kohës ishte barbaria ndaj civilëve që kishin ndenjur mënjanë luftimeve. Aq shtazarak qe abuzimi i shqiptarëve sa kishte oficerë të lartë serbë që dhanë dorëheqje, midis tyre edhe një gjeneral i dekoruar ushtrie.

Shumë intelektualë serbë të kohës kishin paralajmëruar se krimi ndaj civilëve shqiptarë do të krijonte armiqësi shekullore mes fqinjësh. Por serbët u yshtën nga diplomacia ruse që të mos përsërisnin “gabimin” e Rusisë. Ato zona do të bëheshin “Kaukazi i Serbisë”, thuhej, ndaj më mirë të dëboheshin gjithë shqiptarët. Të sajohej Serbia e Re etnikisht homogjene, pa shqiptarë muslimanë.

Diplomacia ruse pērdori kartēn fetare në mënyrë shumē cinike. Ajo bindi Portën e Lartë të mos kërkonte kthim të ikanakëve në trojet e veta, me argumentin se këta “do ta forcojnë elementin musliman” në vilajetin e Kosovës. Në anën tjetër rusët bindën, madje financuan me kredi, kolonizimin serb të Serbisë së Re, “për të forcuar atje elementin kristian”. Rusia pra cyti qëllimshëm serbët kundër shqiptarëve, duke i zhytur dy palët në një det gjaku e urrejtje qindvjeçare, me kalkulimim e ftohtë se ky krim do ta lidhte Serbinë pas qerres ruse përgjithmonë.

Përdorimi i kartës fetare pruri ato resultate që kish menduar Rusia, deri në pikën e fundit.

Nishi, qyteti më i madh i trevave të Serbisë së Re, që para pastrimit etnik kish 40 përqind serbë, katër vjet më vonë kish 80 përqind serbë. Sot atje më nuk ka këmbë shqiptari.

Dëbimi i shqiptarëve muslimanë ngjalli urrejtje ndërfetare nē Kosovë, ka raste të dokumentuara kur u sulmuan vendbanime e faltore kristianësh ortodoksë, por edhe katolikë, që nuk kishin faj për krimet e shtetit serb.

Dhe Serbia mbeti e mbërthyer në detyra gjenocidale, e urryer dhe e përbuzur nga të gjithë fqinjët, këlysh i Rusisë në Ballkan edhe sot e kësaj dite.

Burimi: Stefanović, Djordje (2005). “Seeing the Albanians through Serbian eyes: The Inventors of the Tradition of Intolerance and their Critics, 1804-1939”./kultplus.com//ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button