Akti me të cilin fillon historia shqiptare

Shqipëria e sotshme, përmes viteve ka kaluar në disa faza të ndryshme thelbësore, duke filluar qysh nga emri i saj. Eqrem Çabej në studimin e tij “Shqiptarët mes Lindjes dhe Perëndimit” i kushton vëmendje të madhe emrit të Shqipërisë të cilin e analizon historikisht qysh nga shekulli II pas Krishtit kur Ptolemeu përmend për herë të parë një vend gjeokrafikisht të përcaktuar në mes të Shqipërisë së sotshme me emrin Arbanum. Më pas, pas një heshtjeje shumëshekullore, ai tregon për trajtat fillestare të emrit: arb- dhe alb- ku, sipas tij, arb është një shekull më e lashtë se alb. Ndërsa për emrin shqiptarë dhe Shqipëri flitet shumë shekuj më vonë.

Është e vërtetuar dhe nuk besoj se është i domosdoshëm citimi i kësaj, se Arbëria është pararendëse e Shqipërisë. E thashë këtë për të kuptuar atë çka do të lexoni në vazhdim.
Fallmerayer në librin e tij “Das Albanesiche Element”, vëllimi II, të cituar nga Aurel Plasari në librin “Shqipëria dhe shqiptarët në Europën e Piut II”, thotë “…historia arbërore zë fill me një akt flagrant rebelimi.” Në përpjekje për të zbërther këtë frazë, Plasari shkruan: Fjalën e ka pasur për përfshirjen e arbërve jo vetëm në rebelimin ushtarak të megastategut të Siqilisë dhe Italisë së Jugut Gjergj Maniakes, por edhe për rebelimin ndaj Dukës së Durrësit Nikefor Brieni, të dukës zëvëndësues të tij Nikefor Vasiliakes e të tjerë.
Por arbërit ishin të pranishëm edhe në kryengritje të tjera, ku njërën syresh Plasari e përmend si në vijim: Prania e arbërve mund të llogaritet edhe në kryengritjen e vitit 1040-1041, kur kryengritësit “hodhën poshtë zgjedhën bizantine” – kronografët bizantinë i paraqesin këto si “barbarë” – me Pjetër Delianin që mbërrinte deri në Durrës duke formuar të ashtuquajturin “Shtet të Ohërisë”.

Pra, siç shihet, qysh në fillim të shekullit XI, arëbrit e hershëm e shqiptarët e mëvonshëm nuk e kanë pranuar si opsion të mundshëm pushtimin, ndaj të cilit herë pas here, janë rebeluar. Të shtyrë nga dikush që synonte pushtet për vetveten apo nga ndjenja për liri, nuk mund të konkludojmë qartazi. Ama ato janë rebeluar ndaj së keqes dhe kështu duhet të bëhet edhe sot! /ZgjohuShqiptar.info

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button