Azilkërkuesit, jo fenomen shqiptar, më pak të larguar vitet e fundit

Largimet nga vendi nuk janë aspak fenomen ekzskluziv shqiptar, tha sot Kryeministri Edi Rama, duke kujtuar se shifrat flasin për më pak të larguar gjatë periudhës 2014-2017, krahasuar me 3 vite më parë.

Kryeministri Rama iu përgjigj sot komentit të një qytetari përmes rubrikës “Përgjigja ime”, lidhur me çështjen e azilkërkuesve shqiptarë.

Loading...

“Sipas teje unë largova të rinjtë dhe e plaka Shqipërinë në 5 vjet”, i drejtohet Kryeministri qytetarit, duke dhënë shifra konkrete lidhur me këtë fenomen.

Duke iu referuar shifrave lidhur me ikjet dhe ardhjet e shqiptarëve në vite, Rama tha se “në vitet 2011-2012-2013, në qeverisjen e mëparshme, kanë ikur 156 894 persona dhe janë kthyer 97 555 persona, pra neto janë larguar 59 339 persona.

Ndërsa në vitet 2014-2017, sipas tij, kanë ikur 160 408 shtetas dhe janë kthyer 93 648 shtetas, pra 66 339 shqiptarë.

“Shifrat me kokëfortësinë e tyre aritmetike thonë se totali i të ikurve nga Shqipëria, nga viti 2011 në 2017 është 317 302 persona dhe i të kthyerve është 192 203 persona. Të larguarit neto nuk janë as 500 mijë, as 300 mijë në 4 vjet, por janë 126 099 persona në 7 vjet”, shprehet Rama.

Këto, sipas tij, janë fakte reale duan apo s’duan ndotësit e përditshëm politikë e mediatikë dhe helmuesit e përhershëm të gjakut të shqiptarëve.

Po ashtu, Rama komentoi edhe votën e kësaj kategorie qytetarësh, që sipas tij, nuk votojnë për atë që shohin me sy, por shohin me sytë e atij që votojnë.

“Po ndalem pak fare në fund tek vota jote. Ti as më ke votuar, as do të më votosh, sepse ti hyn te ata shqiptarë që nuk votojnë për atë që shohin me sy, por shohin me sytë e atij që votojnë. Dhe nuk është vetëm shqiptare kjo kategori të verbërish elektoral. Për ty dhe këtë lloj kategorie këtu në Shqipëri, këto 5 vite ekonomia që ishte mirë fare u bë keq fare, rrogat që ishin lart fare ranë në pikiatë; rrugët që ishin si në Europë u prishën krejt; papunësia që ishte e ulët fare po rritet çdo ditë; populli që ishte rehat fare, sot s’ka as bukë, madje shqiponjat që fluturonin mbi kokat tona ngordhën dhe kanabisi që nuk ia dinim as emrin na shpërtheu nëpër këmbë. Madje dhe detin që ia kishin marrë Greqisë patriotët ia shitëm mbrapsht ne tradhtarët”, ironizon Rama.

Kryeministri u shpreh se “ndihet krenar që Shqipëria e fëmijëve tanë, do të jetë shumë më e mire se Shqipëria e të zgjedhurve tuaj dje, pikërisht falë asaj që unë po bëj”./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button