Aleatët e vetëm të Lukashenkos

Nga Mero Baze/

Deri tani ka dy kundërshtarë serioz të negocimit të krizës së Bjelloruisë nga kryesia shqiptare e OSBE. I pari dhe më i vendosuri është Lukashenko. Ai në fakt njësoj do ta kishte dhe po të ishte Franca ap Italia. Por i ka ndodh Edi Rama Ministër i Jashtëm i vendit që kryeson OSBE dhe e ke me atë.

Të dytët pas Lukashenkos jane kritikët e Edi Ramës në Tiranë. Argumentet e këtyre janë se Edi Rama është si Lukashenko dhe nuk mund ta zgjidh krizën.

Tani ky debati për Bjellorusinë në Tiranë është pak delirant, dhe i mbivlerësuar, pasi ne nuk jemi aty të zgjedhur për cilësitë tona, por si kryesues të OSBE. Pra arritja jonë reale është që u kemi mbushur mendjen gjithë vendeve të OSBE të na japin konsesusin të drejtojmë një vit OSBE.

Fal kësaj arritje do merremi gjatë gjithë këtij viti me cdo lloj krize që është në fokusin e OSBE përfshi dhe këtë të Lukashenkos. Dhe në këtë pikë Lukashenko është i qartë. Ai nuk e ka personale me Edi Ramën por me OSBE.

Kritkët e Edi Ramës në Tiranë e kanë personale. Ata që kundërshtojnë negociatat e Edi Ramës me OSBE nëse kanë ndonjë gjë kundër, duhet të protestonin dhe ta vazhdojnë të protestojnë kundër udhëheqjes së OSBE nga Shqipëria, pasi ajo është meritë e Edi Ramës dhe diplomacisë shqiptare, jo ndërmjetësimi i krizave. Ndërmjetësimi i krizave është detyrë që buron nga kryesimi i OSBE.

Nga ana tjetër argumenti i tyre se Edi Rama është si Lukashenko ndaj nuk mund ta zgjidh krizën do të kishte kuptim sikur Lukashenko ta kishte pranuar Edi Ramën si ndërmjetës dhe ky i fundit të ishte në anën e tij, kundër Perëndimit. Aq më shumë, nëse Edi Rama do të ishte si Lukashenko, ai nuk kish nevojë për OSBE, se e kish thirrë vet si ndërmjetsues .

Problemi është se Luakshenko dhe kritikët e Edi Ramës në Tiranë janë të dy në të njëjtën gjatësi vale, pasi të dy refuzojnë ndërmjetësimin e krizës nga Edi Rama edhe pse kjo është një vendim i gjithë vendeve të OSBE.

Pra në një qëndrim janë vetëm Lukashenko dhe opozitarët e Tiranës dhe përballë tyre Edi Rama me vendet e OSBE.

Deri tani kjo është dhe e vetmja aleancë e Luakshenkos në Evropë, i vetmi qëndrim i përbashkët  i tij me ndonjë rracë politikanëhs evropianë. Edhe rusët që i ka aleatë, janë më pro negociatave me Edi Ramën se këta të Tiranës.

Dhe nuk është aq rastësi. Në vitin 1996, kur Sali Berisha as masakrës së 26 Majit, zboi OSBE nga Shqipëria, dhe zhvilloi zgjedhjet lokale të Tetorit pa vëzhgues të OSBE, është cilësuar në shtypin e Perëndimit si “Salishenko”. Ai  më 1996 dy herë dhe Ilir Meta më 2001, janë dy udhëheqësit politik të Shqipërisë që kanë dhunuar zgjedhjet në mënyrë flagrante. Dhe ata e dinë sikletin e të negociuarit pasi vjedhë votat.

Në këtë prizëm ka kuptim që të kenë të njëjtin qëndrim me Lukashenkon ndaj negociatorit Edi Rama. Për më tepër që të dy së bashku, ja kanë vjedh dhe negociatorit Edi Rama mandatin më 2011.

Back to top button