Beogradi presion serbëve që janë pjesë e ushtrisë së Kosovës

Më shumë se 70 pjesëtarë të komunitetit serb që kanë qenë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës [FSK], kanë braktisur radhët e kësaj Force pas presioneve të shumta të raportuara ndaj tyre, përmes qarqeve të caktuara në Serbi.

Përfaqësuesit më të lartë politikë në Beograd kanë deklaruar se nuk do të donin që t’i shohin pjesëtarët e komunitetit serb pjesë të FSK-së, sidomos tani, kur kjo forcë po i shton kapacitetet e saj dhe po merr “rrugën” e transformimit drejt krijimit të ushtrisë së ardhshme të Kosovës.

Loading...

Zyrtarët në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës thonë se presionet dhe kërcënimet janë duke vazhduar dhe jo vetëm ndaj pjesëtarëve të komunitetit serb, por edhe ndaj komunitete tjera.

Rasti i fundit, i cili ishte vlerësuar nga policia rrezik i përgjithshëm, ndodhi gjatë fundjavës në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës.

Sipas përfaqësuesve të Ministrisë së FSK-së, në oborrin e shtëpisë së një pjesëtari të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga radhët e komunitetit turk ishte vendosur një mjet shpërthyes, por që nuk kishte pasoja, pasi mjeti u çaktivizua.

Ibrahim Shala, drejtor i Departamentit për Marrëdhënie me Publikun në Ministrinë e FSK-së, tha për Radion Evropa se këto kërcënime po vazhdojnë dhe janë të papranueshme./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button