Miting në Fier/ Qytetarja i del para Bashës: Më mirë të marrim virusin këtu se sa…

Tashmë është një skenar i lexueshëm i Partisë Demokratike në këtë fushatë elektorale, një pritje masive e kryedemokratit Lulzim Basha në ccdo qytet, duke mos respektuar asnjë masë anti Covid. Edhe ditën e sotme Basha u aplikoi këtë skenar, ku turma më makina e presin në hyrje të qytetit dhe më pas e shoqërojnë në rrugët kryesore të qytetit.

Gjatë ecjes në qytet, një qytetare që pretendonte se kishte qenë socialiste i ka dalë përpara Bashës, duke u shprehur se më mirë të marrim virusin tani se sa të na shtypë Rama.

“Jam një ish socialiste e zhgënjyer, nga këta manipulatorë. Një kryeministër që ka qenë tetë vjet dhe thotë kemi bërë vetëm gjysmë  e rrugës. Më mirë të mblidhemi këtu të vdesin nga virusi sesa të na shtypë Rama”, tha e reja, Kamela Troka.

Ndërsa turmat nuk mungon të brohorosin pro Bashës dhe thirrjet “Rama, ik!”.

Teksa ka vizituar një bar-kafe, kreu i PD premtoi çlirimin nga çdo stres i këtyre 8 viteve. “Plani ynë do bëjë të mundur stabilizimin e gjendjes që të mos detyroheni të mbyllni qepenat. Një ditë pozitive bashkimi më 25 prilli. Do ju çlirojmë nga çdo stres dhe çdo problem i këtyre 8 viteve. Të gjithë bëhemi bashkë më 25, ta çlirojmë vendin nga e keqja dhe të sjellim pozitivitet”, tha Basha.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarë të ndryshëm, lideri demokrat tha se ka marrë mijëra mesazhe nga intelektualë të mëdhenj të vendit, ku i shprehin mbështetje, duke pohuar se do të jetë në shërbim të qytetarëve që ditën e parë sapo të zgjidhet kryeministër.

“Kam marrë mijëra mesazhe nga intelektualë të mëdhenj në vend, na mbështesin. Ndryshimi është i pandalshëm. Mbaj mend kur vija të shtunave këtu, edhe byrektorja ishte shkretëtirë. Ishte një tmerr i vërtetë. Kemi plan konkret për rininë në veçanti. Kemi plan për të ndalur emigracionin. Na duhen njerëz të kualifikuar për të nxitur investimet e huaja. Potenciali nëntokësor i Shqipërisë është i pashfrytëzuar, ose i keqshfrytëzuar. Ne mund të bëjmë që këto pasuri të kthehen në vende pune. Duhet t’i japim fund monopoleve, oligarkisë, etj. Që të vijnë investimet e huaja, duhen punonjës të kualifikuar. Plani ynë është i detajuar për të bashkuar këto kërkesa, që kryeministri të mos jetë ortake me biznesin. Korrupsioni në vendin tonë është më i larti. Doli dhe raporti i ‘Transparency International’. Ju jap fjalën, që në ditën e parë do të më keni në shërbimin tuaj. Kini besim. Ju keni qenë të vegjël ku u hapën vizat. Fierakët dhe gjithë shqiptarëve iu dukej e pabesueshme. Nuk duhet të dorëzohemi, jemi kockë e fortë.”, tha Basha.

 

Back to top button