Crnobrnja: Po fiton forcë projekti i “Shqipërisë së madhe”

Duke komentuar situatwn pas referendumit të Maqedonisë, “ata të cilët do të përfitojnë më së shumti prej kësaj, në fakt, janë ata të cilët angazhohen për projektin e Shqipërisë së madhe – ka thënë kryetar i Lëvizjes evropiane të Serbisë

Rezultati i referendumit në Maqedoni nuk mund të jetë hapi i parë në drejtimin e duhur, drejtimin përpara, ndërsa për atë se a është hap prapa apo shënon stagnimin nuk mund të polemizojmë.

Loading...

“Unë do të thoja se është hap prapa”, ka vlerësuar për gazetën beogradase “Danas” Mihailo Crnobrnja, kryetar i Lëvizjes evropiane të Serbisë. Në pyetjen se në çfarë mënyra rezultatet e referenumit sapo të përfunduar në Maqedoni do të shprehen në integrimet euroatlantike të shteteve në regjion, bashkëbiseduesi i “Danas”-it thotë se situata e e cila me rezultatin e referendumit është bërë e qartë nuk është e re, transmeton gazetametro.net.
“Është shumë e çuditshme kjo situatë që një fuqi kaq e madhe si Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk është në gjendje që disi t’i shtyjë, t’i bindë shtetet aq të vogla dhe në krahasim me të të parëndësishme për nga fuqia, që të merren vesh për emrin. Për mua është bukur e paqartë se diplomacia amerikanë nuk është në gjendje ta zgjidhë këtë plot 26 vjet… Ata të cilët do të përfitojnë më së shumti prej kësaj, në fakt, janë ata të cilët angazhohen për projektin e Shqipërisë së madhe – ka thënë Crnobrnja.

Ai mendon se po shtohen aspiratat shqiptaromëdha, të cilat pas këtij referendumi vetëm mund të fitojnë në fuqi dhe të jenë të motivuar anë sukses.

“Po shkohet me hapa gjithnjë e më të thellë drejt tentimit të krijimit të Shqipërisë së madhe”, thotë Crnobrnja.

Në pyetjen se si e komendon atë që kryetari i Maqedonisë mu me pakicën shqiptare e ka formuar qeverinë dhe se shqiptarët në numër të madh kanë dalë në referendumin e sapopërfunduar, Crnobrnja ka thënë se këni për të cilin flet ai është me tepër strategjik, ashtu siç ka qenë edhe pyetja.

“Sepse, nëse nuk bëhet në Maqedoni e me Maqedoninë, çka më tutje…”, thotë ai./gazetametro/ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button